• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkëpunimi me KLSH, Manjani takon kreun e Zyrës së Auditimit në Poloni

by A R
06/05/2016 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka pritur në një takim Presidentin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të Polonisë, Krzysztof Kwiatkowski, i cili ka kryesuar një delegacion ekspertësh gjatë një vizite në vendin tonë, në kuadër të thellimit të bashkëpunimit me institucionin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

I pranishëm gjatë këtij takimi ka qenë edhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bujar Leskaj, i cili ndër të tjera vlerësoi me pozitivitet përqasjen e Ministrisë së Drejtësisë ndaj aktivitetit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ministri Manjani dhe Kwiatkowski, dikur Ministër Drejtësie i Polonisë, kanë ndarë disa ide lidhur me disa elementë të rëndësishëm të reformës në drejtësi, veçanërisht duke u ndalur tek sistemi gjyqësor.

Referuar përvojës së tij në krye të Ministrisë së Drejtësisë, Kwiatkowski vlerësoi se në çdo shoqëri demokratike një pjesë e shoqërisë do të jetë e pakënaqur ndaj gjyqësorit ndaj dhe çdo ndryshim është i mirëpritur. Ai cilësoi me rëndësi që çdo ndryshim që përfshin këtë sistem duhet argumentuar mirë dhe gjithashtu ka mjaft rëndësi që të qartësohet se nuk ka interesa politike mes ndryshimeve të ndërmarra.

Manjani u shpreh se  vlerëson eksperiencën polake në drejtim të reformave të zbatuara për forcimin e shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit si dhe evidentoi faktin që nuk ka thjesht rëndësi të merren modele të gatshme dhe thjesht të ketë përpjekje për t’i asimiluar ato, por duhet treguar kujdes që këto procese të realizohen me dinjitet duke ndërtuar në final standarde që t’i shkojnë për shtat vendit ku aplikohen.

Ndër të tjera, gjatë takimit bashkëbiseduesit vlerësuan se koncepti i auditit të performancës është një proces i domosdoshëm dhe Manjani u shpreh se do t’i ndjeki me interes rezultatet që do të prodhohen. Ecuria e projektit të binjakëzimit për ngritjen e kapaciteteve institucionale të Kontrollit të Lartë të Shtetit ka qenë një tjetër temë me rëndësi që është diskutuar gjatë këtij takimi, ndërsa ndër të tjera është vlerësuar mjaft pozitivisht kualifikimi i audituesve të këtij institucioni sipas standardeve të BE-së.

Ministri Manjani vuri në dukje rëndësinë e përdorimit me efektivitet, transparencë dhe përgjegjshmëri të fondeve publike, ndërsa inkurajoi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit edhe në kuadër të arritjes së objektivave të projektit të binjakëzimit./a.m.

Next Post

Chelsea gati të bëjë çmenduri për Griezman, ofertë 100 mln Euro Atleticos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In