• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Bashkëpunim Rajonal për Migrim dhe Punësim të Sigurtë: Nis Fushata “Migrim i rregullt. Punë e sigurtë”

by A R
29/05/2025 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve migrantë dhe punësimit të rregullt dhe të ligjshëm në rajon, organizata Qendra Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm, (ASDO) ka nisur fushatën ndërgjegjësuese “Migrim i rregullt. Punë e sigurtë” me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, së Republikës Federale të Gjermanisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoriatin e Punës në Shqipëri.

Fushata synon të sensibilizojë qytetarët që migrojnë për punë nga Shqipëria drejt vendeve të rajonit, si dhe ata nga vendet fqinje që punojnë në Shqipëri, por dhe bizneset, organizatat dhe institucione publike të vendit dhe të rajonit si në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë mbi rëndësinë e punësimit të rregullt dhe respektimit të të drejtave në vendin e punës.

Bashkëpunim Rajonal dhe Mbështetje Institucionale

Në kuadër të kësaj nisme, do të ndërmerret një hap domethënës për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, përmes firmosjes së një Memorandumi të Përbashkët mes Inspektorateve të Punës të vendeve të rajonit. Memorandumi do të jetë rezultat i një sërë takimesh të nivelit të lartë me përfaqësues institucionalë nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke shënuar një moment të rëndësishëm në përpjekjet për të koordinuar veprimet në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve migrantë.

Studime dhe Trajnime për Njohjen dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve

Në kuadër të fushatës, do të publikohet një studim i detajuar mbi punësimin e shtetasve shqiptarë në vendet e rajonit dhe të qytetarëve të rajonit në Shqipëri. Ky publikim hedh dritë mbi trendet, sfidat dhe mundësitë që lidhen me migracionin për punësim, dhe do të shërbejë si bazë për ndërhyrje më të targetuara në politikat publike dhe praktikat e inspektimit të punës.

Paralelisht, inspektorët e punës në Shqipëri do të marrin pjesë në trajnime të specializuara mbi të drejtat e migrantëve, me qëllim rritjen e kapaciteteve për të mbrojtur më mirë të drejtat e kësaj kategorie si dhe të punonjësve në tërësi.

Reforma Ligjore dhe Konsultime me Ekspertët

Një tjetër komponent i rëndësishëm i fushatës janë takimet konsultative me ekspertë ligjorë, të cilat kanë për qëllim të identifikojnë hapësirat për ndryshime dhe përmirësime në legjislacionin që rregullon veprimtarinë e Inspektoratit të Punës për sa i përket punësimit të rregullt të punonjësve migrantë. Këto konsultime synojnë të sigurojnë një kuadër më efikas për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve migrantë dhe për të fuqizuar rolin e institucioneve përkatëse.

Një Fushatë e Gjerë Ndërgjegjësimi

Në fokus të kësaj nisme qëndron një fushatë e gjerë ndërgjegjësimi që përmes spoteve informuese, komunikimit në rrjete sociale dhe eventeve informuese synon të arrijë sa më shumë punëkërkues dhe punëdhënës, duke përçuar mesazhin e qartë: “Migrim i rregullt. Punë e sigurtë”.

Fushata është një hap konkret drejt një qasjeje më të koordinuar, më humane dhe më të qëndrueshme për migracionin në rajon, duke garantuar që çdo punëtor – kudo që të jetë – të trajtohet me dinjitet dhe drejtësi.

Next Post
Nga Luiza Gega te Lara Colturi, Veliaj: Krenar për kampionët që valëvitën flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare

Nga Luiza Gega te Lara Colturi, Veliaj: Krenar për kampionët që valëvitën flamurin kuqezi në arenën ndërkombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025

‘Të dhunshëm janë ministrat’, Berisha flet për POLITICO. Rama: Demokratët s’i kam armiq që t’i ekspozoj ndaj botës

December 23, 2025
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Kriza e opozitës çoi në humbjen e thellë më 11 Maj. E bashkuar mund të fitonte

December 23, 2025
“Protesta i kaloi pritshmëritë”/ Boçi: Edhe deputetët kritikë ndaj Berishës e kuptuan çfarë do baza

Boçi zbulon planin e PD: Po mendojmë të futemi në grevë urie ose të ngujohemi në Parlament

December 23, 2025
Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut

Ukraina humb qytetin lindor të Siverskut

December 23, 2025
Ministri i Jashtëm gjerman: Armëpushimi në Ukrainë nuk do t’i japë fund kërcënimit rus

Ministri i Jashtëm gjerman: Armëpushimi në Ukrainë nuk do t’i japë fund kërcënimit rus

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com