Ambasada Kineze në Shqipëri dhe Instituti i Shkencave të Mekanizimit Bujqësor të Kinës, në bashkëpunim me Shkollën e Mesme Profesionale “Mihal Shahini” në Shqipëri, nisën trajnimin për ndërtimin e një ferme moderne.
Ambasada e Kinës në Tiranë, në një postim në “Facebook”, shkruan se Kina është e gatshme të ndajë përvojën e saj me Shqipërinë, për të ndihmuar zhvillimin bujqësor dhe rural të saj.
“Si një nga vendet kryesore bujqësore dhe vendi më i madh në zhvillim në botë, Kina ka grumbulluar përvojë të pasur në rigjallërimin e zonave rurale dhe zhdukjen e varfërisë – nënvizohet në postimin e ambasadës.