• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Bashkëpunim me vendet fqinje…”/ VOA: Policia shqiptare djeg mijëra bimë narkotike dhe arreston kultivues e shpërndarës droge

by Java News
26/08/2023 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, policia arrestoi sot në flagrancë tre persona në një fshat malor pranë Skraparit, që ruanin me armë dhe ujitnin 125 bimë narkotike cannabis sativa. Babai dhe dy djemtë ruanin me tre armë gjahu pa leje bimët e kultivuara, të cilat policia i shkatërroi me djegie. Forcat e rendit arrestuan edhe pronarin e tokës, ku ishin mbjellë bimët narkotike, i cili banonte në Durrës.

Këto arrestime të sotme janë vetëm një pjesë e operacioneve policore në terrene të vështira malore, që zgjedhin kultivuesit për të mbjellë bimët narkotike. Në dy fshatra të Matit policia arrestoi tre persona si kultivues të narkotikëve si dhe shkatërroi me djegie mbi 340 bimë cannabis sativa, që u gjetën të mbjella atje dy ditë më parë.

Gjatë këtij operacioni disa-ditor policia shkatërroi mbi 1 mijë e 800 bimë narkotike si dhe arrestoi 6 autorë të kultivimit të këtyre bimëve. Ndërsa në Tiranë policia arrestoi sot në flagrancë fare pranë qendrës së kryeqytetit katër shpërndarës të lëndëve narkotike të moshave 20 dhe 22 vjeç, me doza të përgatitura për shitje.

Më herët u arrestuan në flagrancë dy persona të tjerë, baba dhe djalë, për shitje të bimëve narkotike. Në Durrës po ashtu u arrestuan dy persona për shitje të cannabis sativa. Policia shkatërroi javën e fundit 24 mijë e 220 bimë narkotike gjatë kontrolleve masive në Krujë, Shkodër, Lezhë dhe Tropojë, 29 kilogramë boçe cannabisi, si dhe arrestoi dy autorë të kultivimit.

Këto rezultate shënohen në vijim të punës policore kundër krimit të organizuar vendor dhe rajonal. Policia shqiptare po bashkëpunon ngushtë edhe me vendet fqinje për të goditur grupet kriminale, që kultivojnë dhe trafikojnë bimë narkotike brenda dhe jashtë vendit.

Next Post
Tmerr nga manjaku/ Ishte kthyer në makth për vajzat e reja, turisti nudist tenton të përdhunojë një vendase

Tmerr nga manjaku/ Ishte kthyer në makth për vajzat e reja, turisti nudist tenton të përdhunojë një vendase

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

“Ti je viktima e radhës”/ Hakerët sfidojnë hapur drejtorin e FBI-së, publikohen dokumente personale në rrjet

March 27, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet! Rrezikohen ushqimet, teknologjia dhe ilaçet

March 27, 2026
Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

Paraburgimi i Metës bëhet çështje në parlamentin maqedonas, zv.kryeministri Nikolovski: Po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje

March 27, 2026
Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

Mbyllet epoka “Sylvinho” me Shqipërinë

March 27, 2026
Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

Taulant Balla: Katër shqiptarët e ndaluar në Serbi do të hetohen në gjendje të lirë

March 27, 2026
Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In