Departamenti i Drejtësisë ka intensifikuar hetimin penal mbi ngjarjet që ndodhën në 6 janar 2021, sipas CNN. e cila i referohet burimeve të shumta të njohura me çështjen, pa i identifikuar. Këto burime kanë zbuluar së fundmi se janë 30 persona që kanë qenë të afërt me Donald Trump që kanë marrë një fletë thirrje për t’u marrë në pyetje ditët e fundit.
Midis tyre janë ish-menaxheri i fushatës së Trump, Bill Stepien dhe Sean Dollman, i cili punoi për fushatën presidenciale të Trump 2020 si shef financiar, thonë burime të njohura me këtë çështje për CNN.
As Stepien dhe as Dollman nuk iu përgjigjën kërkesave të CNN për koment.
Dan Scavino, ish-zëvendës shefi i kabinetit të Trump, gjithashtu së fundmi mori një fletëthirrje, sipas një burimi të njohur me këtë çështje. Scavino nuk iu përgjigj një kërkese për koment.
Në total, më shumë se 30 individë me lidhje me Trump kanë marrë fletëthirrje ditët e fundit.
Marrjet në pyetje kërkojnë dhe paraqitje dokumentesh dhe në disa raste dëshmi para një jurie të madhe në Uashington, DC.
“Stuhia” e fletëthirrjeve dhe aktiviteteve të tjera hetimore erdhën në ditët pak para se Departamenti i Drejtësisë të fillonte periudhën standarde të qetësisë parazgjedhore, një periudhë 60-ditore përpara zgjedhjeve afatmesme gjatë së cilës departamenti në përgjithësi kërkon të shmangë veprimet e hapura hetimore në hetimet e ndjeshme politikisht për të shmangur ndikimin në zgjedhje.
Avokatët e ish-presidentit Donald Trump thonë se mbajtja e dokumenteve sekrete në shtëpinë e tij në Florida është thjeshtë një “mosmarrëveshje” mbi vendin e ruajtjes së tyre. Ata i kërkuan një gjykatëseje të hënën që të mbajë në fuqi urdhërin që ndaloi përkohësisht aspektet kryesore të hetimit penal të Departamentit të Drejtësisë.
g.kosovari