Bashkëpunëtor në qeveri me Berishën, Metën e Ramën/ Benet Beci: Pse vendosa të garoj me PS!

Beci BenetTIRANË

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, ish-kreu i KESH Benet Beci, sot kandidat i PS në qarkun e Shkodrës komentoi marrëdhëniet me ish-kryeministrin Berisha, apo Presidentin aktual Meta, dikur bashkëpunëtor në qeverinë e tyre në poste drejtuese. Beci tha se është krejt normale të kesh një staturë profesionale afatgjatë, dhe të kesh një qeveri të cilët i mbajnë profesionistët.

“Do ta shihja si një prurje më bashkëkohore. Shpesh themi ndërrohet një qeveri, vjen një tjetër. Ndërrohen drejtora, në fakt është krejt normale të kesh një staturë profesionale afatgjatë, dhe të kesh një qeveri të cilët i mbajnë profesionistët. Kështu ka ndodhur me mua në fakt në këto vite, është një tregues i mirë i mënyrës se si qeveritë mund të punojnë duke mbajtur stafe profesionale them se kjo nuk është një gjë shumë e panatyrshme, të punosh me shumë qeveri. Në momentin kur je duke punuar, janë marrëdhënie profesionale, në të cilat përkushtimi, angazhimi organizim janë elementë që kushdo do të donte t’i kishte në ekip. Dhe te Fondi Shqiptar i Zhvillimit ekipi ka pas një performancë të jashëzakonshme. Kushdo që ka punuar me ne, ka qenë i kënaqur dhe ne kemi shfaqur pjesën tonë profesionale në gjithë këto komunikime dhe kemi arritur të bëjmë kështu të bëjmë dhe t’i japim vendit përmes profesionalizmit më të mirën. Është celësi i suksesit edhe të realizimit të projekteve të mëdha që kemi bashkëpunuar edhe me qeveritë dhe kryeministrat” -u shpreh Beci, ndërsa komentoi pse besoi Ramën në këto zgjedhje.

“Kam 8 vite eksperiencë që punoj me kryeministrin Rama. Janë 8 vite të një marrëdhënie profesionale, tashmë edhe njerëzore. Ka një dinamizëm që na bashkon dhe një gjë të përbashkët për t’i shkuar gjërave deri në fund edhe për të patur një performancë dhe dinamizëm në punë. Kjo mund të them që është pjesa që na bashkon dhe që unë e gjej veten me kryeministrin dhe me partinë e programin që në fakt është dinamik’, – ndërsa theksoi se me Ramën ka një marrëdhënie intensive profesionale.

‘Nuk ka një gjë konkrete, akuza ndaj meje, mund të ketë pas për programet. Jam munduar shumë mos jem në pjesën politike, dhe kam bindjen se ngatërrimi i dy rrafsheve shpesh nuk është diçka që të jep një produkt të mirë. Kjo ka qenë ajo që na ka bërë të kemi mundësi t’i përgjigjemi detyrave të qeverisë apo të kryeministrave me performancën që është dashur. Besoj edhe Rama këtë e ka vlerësuar dhe kjo qenë që ai ka dalë përtej pjesës politike, për të parë atë që Shqipëria ka nevojë dhe është krijimi dhe ndërtimi i profesionistëve të vërtetë, pa shumë pjesë të politikë. Deri tani ka qenë kjo arsye pse kam pas një marrëdhënie profesionale të mirë me të gjithë aktorët.” u shpreh Beci.

Ndër të tjera Beci zbuloi diskutimet me qeveritë e mëparshme për t’u bërë pjesë e politikës, por tha se nuk ka patur asnjëherë ftesë zyrtare.

“Ka patur diskutime të ndryshme, po nuk kam qenë asnjëherë gati për të qenë në politikë. Tani mund të them që e kam kryer ciklin. Unë mendoj se edhe hyrja në politikë është një fazë e një zhvillimi personal. Ka qenë diskutime, jo ftesa zyrtare”. theksoi Beci.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com