• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bashkëpunëtor i Sigurimit”/ Enigma e Email-it që zbuloi identitetin e Metës dhe vuri në lëvizje Autoritetin për Informimin

by Java News
27/07/2022 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Email-i që vuri në lëvizje Autoritetin për Informimin mbi Dosjet e Sigurimit, përmban brenda vetes disa enigma që mund të shërbejnë dhe për ndriçimin e çështjeve të tjera lidhur me dosjet e Sigurimit të Shtetit.
Emaili ka mbritur në momentin kur Ilir Meta dorëzoi simbolikisht detyrën në pallatin e Brigadave dhe në zyrën e presidentit hyri Bajram Begaj.
Emaili, i cili është me IP nga Uashingtoni, i është drejtuar Autoritetit të Dosjeve, ambasadës së SHBA në Tiranë, ambasadës së BE, dhe ambasadave gjermane italiane dhe britanike.

Po çfarë përmban emali?
Email-i duket që është hartuar nga dikush që ka pasur më parë akses në dosjet e SIgurimit të Shtetit dhe ka qenë i informuar për përpjekjet për zhdukjen e dosjes së Ilir Metës, duke akuzuar për këtë Sali Berishën, për të cilin emali thotë se ka zhdukur dhe dosjen e gruas së tij me bekim të Ramiz Alisë. Një burim diplomatik që ka lexuar email i tha gazetës Tema se emaili shkruante se “me ndihmën e Sali Ram Berishës ( i cili zhduku me bekimin e Ramiz Alisë, dosjen e gruas së tij serbe) dhjetoristi i infiltruar Ilir Meta zhduku dosjen e tij”.
Por ne faqen e dyte të letrës autori shkruan se “po ja që një dorë e mistershme ka shpëtuar nga diegia e dosjes atë që duhet për ta demaskuar përgjithmonë këtë turp të Shqipërisë”.
Kjo indicie fillimisht u ishte dakur paranojake dhe qesharake, por kur dje Autoriteti konfirmoi ekzistencën e dosjes, gjithçka lë vend për reflektim.
Email në të vërtet ka qenë një sulm ndaj Genta Sulës, Drejtoreshës së Autoritetit, duke e vënë atë para presionit që ishte e emëruar e Ilir Metës në atë institucion. Në të vërtet Sula është zgjedhur me konsensus të gjerë në Kuvend, dhe kjo nuk ka lidhje me miqësinë e saj me familjen Meta. Duke spekuluar me këtë fakt, emali e vendos atë nën presion që ose të hap dosjen e Ilir Metës ose denoncuesi do bëj publike dosjen.
Në të vërtet Autoriteti ka vepruar shpejt dhe me kompetencë duke zbuluar gjurmët e dosjes së Ilir Metës në dosjen e viktimës së tij, i cili përshkruhet me emër në email. Autoriteti konstatoi me profesionalizëm se Ilir Meta përmbush kushtet dhe standardet e vendosura për një person që të quhet “Bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit” dhe lind nevoja ti korrigjojnë çertikatën e pastërtisë, gjë për të cilën ka pengesa ligjore, ndaj i janë drejtuar Kuvendit.

E vërteta mbi dosjen e gruas së Sali Berishës

Emaili po ashtu jep një indicie se gruaaj e Sali Berishës me origjinë serbe, ka qenë bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit por dosja është zhdukur qysh në vitin 1991. Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për gruan e Sali Berishës, Liri Berisha apo nënen e saj Milica Rama e cila ishte një serbe e Beogradit e martuar në Tiranë me babain e Lirisë.
Për të parën ka dëshmi se ka qenë e rekrutuar nga Sigurimi dhe se oficeri i Sigurimit që kishte lidhje me të, është vrarë në rrethana të paqarta në vitet 90.
Nëse bëhet fjalë edhe për Liri Berishën atëhere kjo çështje kërkon një hetim të thelluar. Dhe kjo është një çështje që mund të zbardh shumë të vërteta të hidhur atë historisë së tridhet viteve, ku Sali Berisha ka mbajtur peng gjithë klasën e ish sigurmasave duke qenë vet peng dhe i besuari i madh i tyre.

Profili i lart i Bordit të Autoriteteve Për infromim mbi Dosjet e Sigurimit

Vendimi i Autoritetit për informim mbi dosjet e Sigurimit, është një akt profesional i lart që dëshmon profilin e lart të tyre përballë një situate e cila përfshin brenda vetes shumë histori njerëzore dhe politike. Bordi ka vendosur unanimisht mbi konstatimin e faktit që Ilir Meta është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ai po ashtu e ka provuar atë dhe në mënyra të tërthorta hetimi që janë pjesë e protokollit të tyre.
Kjo ka nxitur një reagim qesharak të Ilir Metës për zëdhënësit të tij i cili i konsideron anëtaret e Bordit “patronazhist”, në mungesë të një përgjigje për të shkuarën e vet.
Ky është një fakt plotësues që provon peshën e fajit të Ilir Metës në këtë histori.
Nga ana tjetër kjo histori nxit dyshime të mëdha për sigurinë e shtetit shqiptar pasi në krye të vendit ka qenë një njeri i shantazhueshem si kryeministër kryetar parlamenti dhe president.
Fakti që email u ka shkuar ambasadave të perëndimit në Tiranë, krijon përshtypjen se personi në fjalë mund të jetë përdorur nga qeveri jo mike të Shqipërisë, me influenca antiperëndimore, cka vërehet dhe në kursin e fundit politik të Sali Berishës dhe Ilir Metës./ tema

g.kosovari

Next Post
Dokumenti/ Ilir Meta është zyrtari i lartë që Autoriteti i Dosjeve njoftoi Kuvendin

Dokumenti/ Ilir Meta është zyrtari i lartë që Autoriteti i Dosjeve njoftoi Kuvendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In