• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkë me Berishën janë gjithmonë e më pak

by Mero Baze
25/09/2023 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Rezultati i Kukësit, është një kambanë alarmi për opozitën shqiptare dhe gjithë ata elementë të saj që mendojnë se bashkimi me Berishën i bën më të fortë.

E  provoi në fillim bashkimi i Berishës me Metën. Bashkimi i dy partive, dha më pak vota se sa kanë pas ndarazi të dyja partitë.

Edhe tani bashkëngjitja e deputetëve të opozitës me në krye Gazmend Bardhin, me Berishën, e bëri dhe më të vogël opozitën.

Dhe kjo do të ndodhë vazhdimisht dhe në të ardhmen. Kjo, pasi opozita nuk është aritmetikë, por është frymë.

Berisha është faktori me valencë më negative në historinë e politikës shqiptare. Çdo faktor tjetër që i bashkohet atij shumëzohet me një numër negativ dhe zvogëlohet, nuk rritet.

Ndaj zgjidhja nuk është që të bashkohen rreth Berishës e të shpëtojnë Berishën nga halli i tij. Zgjidhja është të bashkohen jashtë Berishës, ose nëse nuk e  bëjnë dot, të krijojnë opozitën pluraliste, dhe të bashkohen në një koalicion, por përsëri pa Berishën.

Identifikimi me Berishën është shkatërrimtar për opozitën dhe frymën e saj, pasi çdo betejë me të në krye, nis me mosbesimin e thellë tek fitorja.

Nuk kanë faj kandidatët e opozitës. Nuk them dot që ky kandidati socialist i Kukësit ishte yll i rënë nga qielli dhe Emri Vata një djall. Jo, djalë shumë i mirë është dhe ai se e njoh. Dhe në kushte normale mund të fitonte.

Problemi është se ai dhe çdo opozitar që konkurron me siglën e Berishës, e nis nga minusi garën, jo për faj të tij, por për faj të Berishës. Ata e nisin fushatën me hallet e Shkëlzenit që ka zaptuar bregdetin shqiptar dhe ka varrosur 26 vetë për të vjedhur, hallet e Argitës që ka zaptuar klubin “Partizani”, hallet e Saliut që s’ka lënë gjë pa bërë dhe pastaj duhet t’u premtojnë njerëzve të ardhme?! Po pse budallenj i dini njerëzit ju?

Berisha u përpoq ta maskojë disa herë këtë problem që nga 6 marsi, 14 maji, Rrogozhina biss dhe tani Kukësi biss, por e ka të pamundur. Ai është identifikuar si virusi shkatërrimtar i shpresës për fitore të opozitës dhe nuk e lë më opozitën të ngrejë kokë.

Tërheqja e Lulzim Bashës më 14 maj dhe më pas në Rrogozhinë dhe Kukës për t’ia lënë fushën bosh, edhe pse është një taktikë tmerrësisht e dëmshme për PD, është nga ana tjetër një fakt i tmerrshëm se si Berisha, nuk ja del dot dhe sikur ta lësh të bëjë ç’të dojë në opozitë.

Nëse opozita ka ndërmend ndonjëherë të ngrejë kokë në këtë vend, duhet t’i ulë kokën Sali Berishës dhe ta çojë në shtëpi.

E di që ju duket si këshillë armiku, por në fakt çdo armik, do t’u këshillonte të kundërtën, të bëjnë atë që po bëjnë, të mbajnë Berishën. Se ai në fund të fundit i duhet çdo armiku të opozitës në këtë vend, si një koleteral i paçmuar, i cili ta sjell fitoren dhe aty ku nuk e meriton, siç ishte rasti i Kukësit.

Dhe lërini këto fyerjet dhe sharjet për popullin, që “nuk e kuptoka që duhet të fitojë Berisha”. Populli nuk është i gjithi budalla, si ata që shkojnë pas Berishës.

Gënjeshtrat e Berishës dhe autosugjestioni i bandës së tij, nuk funksion në popull. Të gjitha ato që ju përmendni si arsye që nuk duhet votuar qeveria, janë të vërteta, që duhet t’u bëjnë të mendoheni dy herë, përse njerëzit pranojnë të keqen më të vogël dhe janë gati t’i vënë shkelmin në fyt Sali Berishës. Dhe pse opozitarët nuk e kanë guximin që kanë shqiptarët kundër Berishës.

Ndaj në raste të tilla kur nuk gjen dot arsye tek humbja, nuk fajësohet populli. Në raste të tilla ndërrohet lideri, nuk ndërrohet populli.

Next Post
Ra në krye të detyrës, përcillet për në banesën e fundit efektivi Afrim Bunjaku

Ra në krye të detyrës, përcillet për në banesën e fundit efektivi Afrim Bunjaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Vrasja e Egli Pashollarit, publikohet video kur autorët sulmojnë të riun dhe e godasin me thikë

February 22, 2026
Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

February 22, 2026
Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

February 22, 2026
Berisha kërkesë kryeministrit Rama: T’u tregojë shqiptarëve se përse iu refuzua çdo takim në SHBA

Berisha kërkesë kryeministrit Rama: T’u tregojë shqiptarëve se përse iu refuzua çdo takim në SHBA

February 22, 2026
Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

February 22, 2026
Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, në pranga dy persona

Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, në pranga dy persona

February 22, 2026
“Groenlanda nuk ka nevojë për spital lundrues të Trump”, Danimarka i thotë jo ofertës së presidentit amerikan

“Groenlanda nuk ka nevojë për spital lundrues të Trump”, Danimarka i thotë jo ofertës së presidentit amerikan

February 22, 2026
Të krishterët ortodoksë nisin Kreshmën e Madhe/ Mesazhi i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan: “Kreshma – udhëtim drejt Zotit”

Të krishterët ortodoksë nisin Kreshmën e Madhe/ Mesazhi i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Joan: “Kreshma – udhëtim drejt Zotit”

February 22, 2026
Kemi arritur të mallkojmë dasmat e fëmijëve…

Të humbësh ndjenjat… në trafik dhe trafiku si emergjencë kombëtare!

February 22, 2026
“Ligji për portet strategjike forcon modelin pa garë”/ Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

“Ligji për portet strategjike forcon modelin pa garë”/ Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In