• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha “zgjohet nga gjumi”, njofton konferencë për shtyp pas shumë kohësh

by Java News
11/01/2024 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka njoftuar ditën e sotme një konferencë për shtyp.

Dalja publike me gazetarë vjen pas një mungese të tij, e cila, më shumë se sa e tillë, ka qenë një strategji e konsultuar ndaj Bashës.

Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur shumë zhvillime, qeveria ka marrë goditje të mëdha, hetime të tjera vazhdojnë, Sali Berisha është në masën e arrestit shtëpiak, ndërsa aksioni i tyre është spostuar nga parlamenti dhe qeveria te ballkoni poshtë shtëpisë së Berishës.

Nga ana tjetër, Basha duket se ka qenë i impenjuar përditë në mënyrë intesive me takime në çdo qytet të Shqipërisë.
Qeverinë dhe “Foltoren”, ndonëse duken se janë kundështare të njëra-tjetrës, i bashkon moria e akuzave dhe e baltës së hedhur ndaj Lulzim Bashës.

Edhe kur ky ka munguar dhe nuk ka qenë prezent në jetën publike, Edi Rama dhe Sali Berisha, njëri me sarkazma, tjetri me linçime, janë marrë vetëm me të.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe marionetat e tyre, të cilët e kanë modeluar gjuhën dhe ligjërimin sipas modelit të shefit.

Por çfarë do të thotë Lulzim Basha në daljen e tij të parë me gazetarët për këtë vit?

A do të fillojë ai hakmarrjen e tij ndaj Berishës dhe të tijëve, duke e ngulur edhe më thellë “thikën” në trupin e tij të mbaruar politikisht, apo do të vijojë siç ka bërë deri më sot, duke i anashkaluar dhe duke mos u marrë fare me ta?

Përgjatë të gjithë konfliktit në Partinë Demokratike, për çudinë e të gjithëve, Lulzim Basha ka ruajtur një distancë higjienike nga akuzat dhe linçimet dhe një ftohtësi të admirueshme për të mos e çuar edhe më tej konfliktin në PD.

Tërheqja e tij nga kreu i PD-së, synonte t’i shërbente bashkimit të PD-së.

Përveç pezullimit të Berishës, pas kërkesës dhe vetos amerikane, Basha nuk ka kryer asnjë akt hakmarrjeje, linçimi, sulmi apo sharjeje, ndaj atyre që iu bashkuan Berishës apo ndaj militantëve që e ndoqën atë nga prapa.

Përkundrazi!

Kur të gjithë i kanë kërkuar të reagonte, sepse po u linte shumë terren të lirë, ai në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk u bë pjesë e konfliktit dhe e thellimit të tij.

Me këto veprime, Lulzim Basha, me sa duket, ka lënë një dritare dhe një shteg të hapur për një PD të nesërme pa ngarkesën e “non gratës” së Berishës dhe kushdo që do t’i bashkohet projektit të tij, t’i bëjë vetë llogaritë me veten dhe me lumin e akuzave që ka çuar në drejtim të tij, sepse Bashës nuk mund t’i kërkohet llogari pse të kanë sulmuar dhe anatemuar të tjerët, por se çfarë ti ke bërë ndaj tyre.

Kjo qasje paqësore dhe paqëtuese e Bashës është një ogru i mirë për një PD që ndahet nga gjuha e linçimit dhe e hakmarrjes ndaj kujtdo që mendon ndryshe nga kryetari.

Në këtë kuptim, konferenca e sotme, më shumë se sa një përgjigje për ata që kanë hedhur baltë dhe gurë kundër Bashës për një kohë relativisht të gjatë, do të jetë një përgjigje se si e mendon Basha PD-në e re, se si do të influencojë kjo parti për të bërë të mundur realizimin e qëllimeve të saj për Vetingun në Politikë, Votën e Emigrantëve dhe për Ndryshimin e Sistemit Zgjedhor dhe se si Partia Demokratike e ka jetike për t’u shndërruar në një alternativë serioze për të marrë pushtetin në zgjedhjet e ardhshme.

/f.s

Next Post
Mediu bën gati justifikimin e humbjes: Zgjedhjet e 14 majit nuk do jenë të ndershme!

"Opozitarizmi po shkatërrohet"/ Mediu: Duhet të biem dakord se kush janë idetë që në bashkojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë/ Të Dielën mbahen zgjedhjet lokale, KQZ shpërndan materialin zgjedhor nëpër komuna

Zgjedhjet në Kosovë, analisti: Pas orës 19:00 do jemi pak të habitur…

December 28, 2025
IKMT vijon aksionin e prishjeve pranë Portit të Vlorës, banorët kundërshtojnë vlerat e dëmshpërblimit

Rriten kompetencat për Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara, krijohet Super-Inspektorat i Territorit

December 28, 2025
Nga ARMO, tek Bankers e Gërdeci! Beqiri i shkruan Marco Rubios: SPAK po godet ‘mizat’, por ‘elefantët’ janë familjet Berisha e Meta

Nga ARMO, tek Bankers e Gërdeci! Beqiri i shkruan Marco Rubios: SPAK po godet ‘mizat’, por ‘elefantët’ janë familjet Berisha e Meta

December 28, 2025
Macron: Sulmet ruse në Ukrainë tregojnë vendosmërinë ruse për zgjatje e luftës

Macron: Sulmet ruse në Ukrainë tregojnë vendosmërinë ruse për zgjatje e luftës

December 28, 2025
Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja 17.84% deri në orën 13:00

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja 17.84% deri në orën 13:00

December 28, 2025
Ish-sekretari i Përgjithshëm i LSI: Transporti publik po bëhet me standardet e BE në Tiranë

Ish-sekretari i Përgjithshëm i LSI: Transporti publik po bëhet me standardet e BE në Tiranë

December 28, 2025
Tregtonin fishekzjarre në Sarandë, nën hetim dy pronarë të subjekteve tregtare

Tregtonin fishekzjarre në Sarandë, nën hetim dy pronarë të subjekteve tregtare

December 28, 2025
“Lumë” turistësh në Korçë, qyteti juglindor mirëpret 4000 vizitorë çdo ditë përgjatë fundvitit

“Lumë” turistësh në Korçë, qyteti juglindor mirëpret 4000 vizitorë çdo ditë përgjatë fundvitit

December 28, 2025
Kosova voton për të dalë nga ‘bllokada’, deri tani pa probleme serioze

Kosova voton për të dalë nga ‘bllokada’, deri tani pa probleme serioze

December 28, 2025
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 29 Dhjetor 2025

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com