• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Zgjedhjet e 2017 me votim elektronik dhe shenja gishtërinjsh, që vota të mos vidhet

by Java News
08/05/2016 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i demokratëve Lulzim Basha ka propozuar që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2017, votimi të jetë elektronik dhe me shenjë gishtërinjsh. Në një takim me anëtarët e forumit rinor në Gjirokastër, Basha tha se votimi elektronik do të shmangë shit blerjen e votave.

“Çfarë do të bëjmë për zgjedhjet e ardhshme?! Votimi elektronik, pra me gishtërinj që të mos mbledhin kartat një natë para, të mos kërkojnë fotografi të votës. Çështjen e financimit: kemi një model i cili po të vihet në funksion ligjërisht gjurmon në çdo bankë të Shqipërisë lëvizjen e “cash”-it. Se ju e dini që tre-katër ditë përpara shkojnë e nxjerrin “cash”-in për të blerë vota.”- tha Basha.

Në një takim me banorë të Lazaratit, lideri i opozitës Lulzim Basha duke iu referuar situatës së rëndë ekonomike, papunësisë, taksave të larta, arrogancës së pushtetit, korrupsionit qeveritar dhe lidhjeve të saj me krimin, theksoi se sot shumica dërrmuese e shqiptarëve pa dallime politike besojnë se Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramen dhe duan largimin e tij një orë e më parë nga pushteti.

“Banda e Edi Ramës është e rrethuar nga një Shqipëri në mjerim sepse mjerim mbollën me taksat e larta, me terrorin, me kërbaçin. Banda e Edi Ramës është e rrethuar nga një popullsi e dëshpëruar sepse dëshpërim mbollën me mbylljen e vendeve të punës, me çmimet e larta dhe faturat aforfe të energjisë elektrike, me taksat e larta. Shumica dërrmuese e shqiptarëve pa dallime politike duan që Edi Rama të largohet një orë e më parë nga pushteti.”- tha lideri i opozites.

Në takimin me banorë të Libohovës lideri i opozitës Lulzim Basha prezantoi platformën sociale për t’iu ardhur në ndihmë të më të pamundurve, atyre në ndihmë ekonomike dhe familjeve në nevojë.

“Familjet në ndihmë ekonomike do të përfitojnë drejtpërdrejtë nga shteti pagesën e energjisë elektrike deri në 200 KW, pagesën e faturës së ujit. Çmimi i energjisë do të ulet për të gjithë konsumatorët. Madje do të ulet edhe për bizneset në mënyrë që të jenë konkurruese, të kenë kosto më të ulët të prodhimit, të kenë më shumë para për të hapur vende pune përmes investimeve të tjera. Paketa jonë sociale parashikon uljen e moshës së pensionit, parashikon rritjen e pagës minimale. Për invalidët programi i Partisë Demokratike parashikon rimbursim tërësisht të ilaçeve.”- tha Basha. Javanews/ a.k

Next Post

Ja 5 komplekset e femrave kur vjen puna tek çështjet e "krevatit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

March 10, 2026
“SPAK po helmohet nga brenda!”, avokati: Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë

“Çdo vit u vidhen shqiptarëve 10 milionë euro”, avokati tregon shifrat: Si u privatizuan 4 hidrocentralet me ‘bekimin’ e Sali Berishës

March 10, 2026
Rusia i ka dhënë informacion Iranit për asetet ushtarake amerikane? Reagon Steve Witkoff

Rusia i ka dhënë informacion Iranit për asetet ushtarake amerikane? Reagon Steve Witkoff

March 10, 2026
Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot në Tokë

Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot në Tokë

March 10, 2026
Takimi me Kaja Kallasin, ministri Hoxha: Forcojmë partneritetin për Mbrojtjen dhe Sigurinë me BE-në

Takimi me Kaja Kallasin, ministri Hoxha: Forcojmë partneritetin për Mbrojtjen dhe Sigurinë me BE-në

March 10, 2026
Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

March 10, 2026
3,428 miliarderë dhe 20.1 trilionë dollarë pasuri, del lista e njerëzve më të pasur të botës

3,428 miliarderë dhe 20.1 trilionë dollarë pasuri, del lista e njerëzve më të pasur të botës

March 10, 2026
Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

March 10, 2026
Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In