Kryetari i PD, Lulzim Basha ishte pjesë e një takimi me fokus integrimin. Basha tregoi edhe për angazhimin e tij për të ndërtuar një shtet në 5 shtyllat e demokracisë, të shkëputur nga krimi dhe që garanton zbatimin e ligjit e Kushtetutës.
Basha foli për ndryshimin e Kushtetutës me qëllim fuqizimin e institucionve. Ai u shpreh se duhet një Kushtetutë që të mos ketë vend për autoritarizëm abuzivizëm.
“Këto janë 5 shtyllat e demokracisë: Një parlament i cili përfaqëson interesin e qytetarëve, i pastër nga krimi, i shkëputur nga lidhjet kriminale, që e mban qeverinë përgjegjëse dhe nuk është manar i qeverisë, një drejtësi e pavarur e cila garanton zbatimin e ligjit, media e pavarur që bën transparencën, një opinion publik i shëndoshë aktiv. Hapat e menjëhershëm besoj jua shpjegova.
Megjithatë nuk është momenti tani, por shumë shpejt, shumë shpejt, brenda këtij viti do t’iu përvijojmë shqiptarëve horizontin e një kushtetute të re. Horizontin e një kushtetute të re e cila të japë zgjidhje afatgjata për mos përqendrimin e pushtetit, për ndarjen dhe balancimin e pushtetit, për trios politika, për pavarësinë e institucioneve të pavarura, për fuqizimin e institucioneve dhe dobësimin e influencës në kuptimin malinj të fjalës politike mbi institucionin.
Pa diskutim që do të jetë një ushtrim kombëtar i cili duhet të na përfshijë të gjithëve, kundërshtarin politik nesër në opozitë, shoqërinë civile dhe gjithë ekspertizën e domosdoshme kombëtare dhe ndërkombëtare për ti dhënë shqiptarëve një tjetër kornizë të lojës kushtetuese ku mos ketë më xhepa për autoritarizëm, për abuzivizëm apo për t’i dhënë goditje pothuajse vdekjeprurëse kolonave kryesore të kontrollit dhe të balancës së pushteteve”, deklaroi Basha.
/a.r