Kryedemokrati Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Vlorës ku prezantoi kandidatin e opozitës për kryetar bashkie, Genc Deromemaj.
Në takimet me banorë të qytetit jugor, Deromemaj prezantoi ulje taksash dhe tarifash dhe mëbshtetje të biznesit që hapet me qëllim punësimin e të rinjve.
Nga ana tjetër, ai tha se varfëria ka arritur kulmin dhe për këtë një vëmendje të veçantë në programin e tij ia ka kushtuar shtresave në nevojë. Sipas Deromemajt, bashkia nën drejtimin e tij do të ketë një fond për kompensimin e energjisë elektrike për familjet e varfëra.
Ndërkohë, Basha tha se Vlora nuk mund të jetë çiflig i Koço Kokëdhimës dhe i Edi Ramës.
Sipas tij, edhe shëndetësia është në ditën e saj më të zezë dhe po abuzohet me çmimet e ilaçeve.









