• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Votimi elektronik, kusht i patejkalueshëm (dhe një shkelje syri LSI-së për listat e hapura)

by Java News
11/01/2017 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lideri i opozitës Lulzim Basha është shprehur se votimi elektronik dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kusht i tejkalueshëm për sfidën e ardhshme në qershor të këtij viti. I pyetur se për çfarë kushtëzimesh nënkupton, kryedemokrati ka thënë që nuk është koha për detaje, pavarësisht se më parë, kreu i grupit parlamentar apo nënkryetari i PD-së janë shprehur qartë se mund të ketë destabilitet politik nëse në zgjedhje shkohet me kryeministrin Rama dhe jo me një qeverisje teknike.

Më pas kreu i demokratëve, i shoqëruar edhe nga aleatër parlamentarë dhe jo parlamentarë, është shprehur në lidhje me listat e hapura, porpozim ky i LSI-së në komisionin për reformën zgjedhore. Basha ka deklaruar se PD nuk do të bëhet pengesë për listat e hapura si dhe ka shtuar se përshëndet pranimin nga ana e LSI-së së propozimit të tyre për votim elektronik.

“Kemi rastin të rikonfirmojmë para qytetarëve qëndrimin tonë sa i përket zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Qëndrimi i unifikuar i opozitës parlamentare është se në këto zgjedhje nuk mund të vendosin kriminelët por qytetarët, nuk mund të vendosë varfëria dhe korrupsioni qeveritar përmes shit blerjes së votës, por vullneti i qytetarëve. Zgjedhjet janë në rrezik për shkak të krimit dhe korrupsionit, shitblerjes së votës dhe mosgarantimit të votës së qytetarëve… për këtë opozita ka paraqitur një platformë prej 17 majit dhe prej asaj dite Rama e ka sabotuar. Ne sot kemi rënë dakord për një platformë që është një kusht i patejkalueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet do ti vendos vullneti i qytetarëve. Rikonfirmojmë në këtë platformë votimin elektronik. Kohë më nuk ka. Çështje më të rëndësishme se kjo për shqiptarët nuk ka. Opozita do të kushtëzojë çdo veprim të mëtejshëm me avancimin e reformës zgjedhore”.- tha Basha.

Cfarë kushtëzoni?

Cdo veprim tjetër është sekondar përpara garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. E gjithë energjia jonë, i gjithë aksioni ynë politik brenda dhe jashtë kuvendit do të jetë për të diktuar zgjedhjet e lira.

Ka vend për shtyrje zgjedhjesh?

Mos të futemi në detaje që paragjykojnë qëndrimin tonë. Ne besojmë se shqiptarët, përveç një grupi, duan zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duam që qeverisjen e ardhshme të mos e diktojë krimi, por vota e qytetarëve.

Ligji i dekriminalizimit është në kushtetuese…

Sigurisht, sepse Rama e ka shprehur që në fillim për ta shfuqizuar.

Në tryezën e Komisionit ka një propozim për lista të hapura. Jeni pro?

Përshëndes qëndrimin e LSI pro votimit elektronik, eliminon mbledhjen e kartave të identitetit. Sa i përket sistemit zgjedhor PD nuk është pengesë për listat e hapura. Personalisht jam shprehur për çdo sistem që fuqinë ia kalon qytetarit, lista të hapura, maxhoritar, apo ta bëjmë me ligj që partitë ti zgjedhin me votë nga anëtarësia. Ne nuk jemi pengesë për listat e hapura, por diskutimi për listat e hapura është dhe mbetet propagandistik për sa kohë që nuk garantohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Votimi elektronik është kërkesë kyçe dhe e patejkalueshme./a.k

Next Post
VIDEO/ I keni këmbët të ftohta si dy copa akulli? Kjo është zgjidhja!

VIDEO/ I keni këmbët të ftohta si dy copa akulli? Kjo është zgjidhja!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e premte 23 Janar 2026

January 22, 2026
“Rendi botëror po shpërbëhet”, Merz i bëri thirrje Europës të rinovojë besimin dhe angazhimin ndaj NATO-s

“Rendi botëror po shpërbëhet”, Merz i bëri thirrje Europës të rinovojë besimin dhe angazhimin ndaj NATO-s

January 22, 2026
Mbretëria e Bashkuar nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump, shkak pjesëmarrja e Putin

Mbretëria e Bashkuar nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump, shkak pjesëmarrja e Putin

January 22, 2026
Nuk mori pjesë në Bordin e Paqes, Rama sqaron: Mes ftesës së babait dhe mikpritjes të së bijës, zgjodha vajzën e tij me lejën e të atit

Nuk mori pjesë në Bordin e Paqes, Rama sqaron: Mes ftesës së babait dhe mikpritjes të së bijës, zgjodha vajzën e tij me lejën e të atit

January 22, 2026
Rama mungoi në Bordin e Paqes/ Bardhi në Kuvend: Pse Kosova është sot në Davos dhe kryeministri jo?

Rama mungoi në Bordin e Paqes/ Bardhi në Kuvend: Pse Kosova është sot në Davos dhe kryeministri jo?

January 22, 2026
Pas dyshimeve për atentat, Jani Aliaj ishte transferuar për një periudhë në burgun e grave në Greqi! Zbardhen detaje

Pas dyshimeve për atentat, Jani Aliaj ishte transferuar për një periudhë në burgun e grave në Greqi! Zbardhen detaje

January 22, 2026
PD bashkon votat me PS në Komisionin e Jashtëm: 13 vota pro që Rama të përfaqësojë Shqipërinë në Bordin e Paqes

PD bashkon votat me PS në Komisionin e Jashtëm: 13 vota pro që Rama të përfaqësojë Shqipërinë në Bordin e Paqes

January 22, 2026
Përplasen 2 makina në Durrës, mbeten të plagosur 5 persona. Drejtuesit e mjeteve dërgohen në spital

Përplasen 2 makina në Durrës, mbeten të plagosur 5 persona. Drejtuesit e mjeteve dërgohen në spital

January 22, 2026
Presidentja e Kosovës ‘kokë më kokë’ me Trump, firmos marrëveshjen për themelimin e Bordit të Paqes (FOTO)

Presidentja e Kosovës ‘kokë më kokë’ me Trump, firmos marrëveshjen për themelimin e Bordit të Paqes (FOTO)

January 22, 2026
Themelohet Bordi i Paqes, liderët nënshkruajnë dokumentin/ Firmos Trump: Këtu janë të gjithë liderët që dua!

Themelohet Bordi i Paqes, liderët nënshkruajnë dokumentin/ Firmos Trump: Këtu janë të gjithë liderët që dua!

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In