• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha: Vota për të djathtën, votë kundër varfërisë

by
18/06/2015 19:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha, në përmbyllje të fushatës elektorale në Kavajë, ka premtuar ulje të çmimit të dritave, naftës dhe taksave në rast se kandidatët e koalicionit të djathtë do të dalin fitues në votimet e datës 21 qershor, pasi vota për të djathtën është votë kundër varfërisë.

Sipas Bashës, të gjithë shqiptarët e kanë parë dhe e kanë kuptuar se premtimet e dyshes Rama-Meta ishin dhe vijojnë të jenë një mashtrim. “Kohë të rënda kanë pllakosur Kavajën, Rrogozhinën dhe të gjithë shqiptarët”, tha Basha.

Sipas tij, “më e vështirë është bërë veçanërisht për të papunët, të cilët s’kanë shanse të gjejnë punë apo të përfitojnë nga ndihma ekonomike. Taksat janë dyfishuar për bizneset, që po shkojnë drejt falimentimit. E vështirë është jeta edhe për të punësuarit, që ditë për ditë zgjohen me frikën se mos i heqin nga puna nga kriza apo përkatësia politike. Nuk ka punë, nënvizoi Basha, nuk ka lekë, nuk ka shpresë, është refreni që dëgjon në të katër cepat e Shqipërisë. Pse ka ndodhur kjo? Pse shqiptarët i janë drejtuar kurbetit?, pyeti Basha, i cili rreshtoi disa nga arsyet që sipas tij, kanë çuar në këtë situatë.

“Çmimi naftës më i lartë, energjia më e shtrejntë, pasi Rama dhe Meta janë piramida më e madhe e mashtrimit të shqiptarëve. Premtuan ulje taksash, por i rritën ato. Premtuan ulje të çmimit të dritave, por çmimi i energjisë u rrit edhe pse dyshja Rama-Meta nuk e pranon, por të gjithë e dinë, që opozita po thotë të vërtetën. Ne jemi zgjidhja e problemeve tuaja. Ne do ju ulim çmimet e taksave, do ju ulim çmimin e energjisë elektrike deri në 25%. Falja e kamatëvonesave është premtimi më i madh dhe ju këtë do e ktheni në ligj, duke votuar Partinë Demokratike, duke votuar kandidatët Eqerem Deliun për Rrogozhinë dhe Ëngjëll Cara për Kavajën”, përfundoi Basha

Next Post

FOTOLAJM/ “Jam musliman, mos ki frikë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

Ministri i Jashtëm i Iranit: Trump i trajtoi negociatat si transaksion pasurie të paluajtshme

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Trump kërcënoi me ndërprerjen e tregtisë, Sanchez: Mos përdor luftën në Iran për të fshehur dështimet

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

March 4, 2026
Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

March 4, 2026
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

March 4, 2026
“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

March 4, 2026
Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

March 4, 2026
“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

March 4, 2026
Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

March 4, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In