• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha viziton të përmbyturit në Rrushkull: Qeveria është larg jush, por ne do të jemi afër

by Java News
21/11/2016 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi familjet e përmbytura në fshatin Rrushkull në Durrës. Familja e Aziz Totës, me 3 fëmijë të vegjël, është ndër më të goditurat, e cila jeton me pak tokë, ndërsa përmbytja i ka shkatërruar çdo mall që kishte.

Kryefamiljari Tota i tha Bashës se nuk e ka vizituar asnjë zyrtar dhe nuk ka marrë asnjë ndihmë nga qeveria apo pushteti lokal.

“Ne kemi ardhur këtu t’ ju shohim dhe t’ju themi që qendrojmë afër jush. I prekim dhe i ndjejmë hallet tuaja dhe hallet tuaja do të jenë shqetësimi kryesor i qeverisjes të së nesërmes. Këtu do të vijmë prapë për t’i rregulluar këto kanale, edhe për t’u gjendur prapë për të zëndëndësuar sado pak vlerat materiale të dëmtuara, por mbi të gjitha do të jetë një qeveri që do të jetë afër jush. Nuk do ju braktisë. Nuk do ju lerë vetëm.

Prioritet do të jetë të investojmë në zonat e rrezikuara nga përmbytjet. Prioritet do të jetë të bëjmë këto rrugë, të ndërtojmë shkollat për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve tuaj. Këto do të jenë prioritet e qeverisjes që është afër jush.

Kjo qeveri që është larg jush ju ka braktisur me mendje dhe ndaj nuk vjen as me trup këtu t’ju shohë sepse nuk ju llogarit më. Nuk mendon më për ju. Unë për këtë ju jap fjalën që qeveria ime, qeveria e ardhshme, në radhë të parë do t’ju ketë ju në qendër të vëmëndjes. Do të jetë qeveria juaj. Do të jetë qeveria e njerëzve”, tha Basha.

Sipas njoftimit të PD-së, Basha u takua edhe me fermerë të këtij fshati dhe të zonës së Sukthit, të cilët vuajnë mungesën e titujve të pronësisë, investimeve në infrastrukturë dhe mungesën e plotë të subvencioneve në bujqësi.

“Jemi të varfër dhe nuk i përballojmë çmimet. Bujqësia është jashtë përdorimit. Asnjë kanal nuk funksionon. Rrugët janë copë”, u shpreh një prej fermerëve.

“Ju jap fjalën se siç kam ardhur sot këtu dhe siç ju kërkoj që të vetëndërgjegjësohemi për nevojën për tu ngritur dhe për tu përballur, si kryetar i opozitës, nesër nuk do ju braktis”, tha Basha./a.k

Next Post
Ronaldo thellon rekordin për tre golëshat, lë pas Messin

Ronaldo thellon rekordin për tre golëshat, lë pas Messin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In