Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të martë një vizitë në shtëpinë e ish-kryepolicit Artan Cuku, i vrarë tre ditë më parë.
Basha ka shprehur ngushëllime në emër të PD dhe e ka cilësuar tragjike ekzekutimin mafioz të ish-zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit.
Kreu demokrat ka theksuar gjithashtu se institucionet ligjzbatuese duhet të bëjnë gjithçka për zbardhjen e ngjarjes kriminale.
Ai ka përsëritur sërish se qeveria ka flakur në rrugë punonjësit e policisë, duke i braktisur përballë krimit./shqiptarja
c.a