Kreu i PD Lulzim Basha u takua paraditen e sotme me bizneset në njësinë nr.8 në Tiranë.
Ai tha se gjendja në njësinë Nr. 8 në Tiranë ku qytetarë dhe biznese po përballen me një krizë të thellë ekonomike është e dhimbshme.
Sipas tij, qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama.
“Nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël. Shfaqjeve me regji të propagandës së Edi Ramës ju ka dalë boja. Situata e vështirë ekonomike, xhepat e boshatisur, tavolinat e zbrazëta dhe papunësia alarmante janë e vërteta e hidhur që nuk mund të fshihet”, tha Basha.
Në vijim shton, se qytetarët janë në pamundësi, “Ramavirusi” i dha vetëm dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës.
Basha u shpreh se kjo qeveri dhe ky kryeministër janë sot barra më e rëndë dhe e keqja më e madhe për qytetarët shqiptarë.
/a.r












