Kreu demokrat ka vijuar akuzat e tij sa i përket të ashtuquajturës aferë me CEZ. Në një postim në Facebook, Lulzim Basha është shprehur se 600 milionë eurot që iu dhanë CEZ nën pretendimin se Çekia do të vendoste veton, ishte një justifikim. Basha thekson se ato janë paratë e shqiptarëve, ndërsa shkruan se kryeministri Rama sakrifikoi integrimin e vendit për kryetarin e Qarkut Fier.
Postimi i Lulzim Bashës:
I falem CEZ 600 milion euro, se Cekia mund te vendoste veton per statusin e vendit kandidat per ne BE! Ky eshte justifikimi me i fundit i Edi Ramës. Po a nuk ishte Edi Rama qe bllokoi statusin e vendit kandidat per kryetarin e qarkut te Fierit?
Me i rendesishem kreu i qarkut Fier se 600 milion euro te shqiptareve? Nese do te ishte kaq i interesuar per statusin Edi Rama nuk e bllokonte tre vjet me rradhe.
“Veto” eshte argument per mega-aferen e CEZ. 600 milion eurot e shqiptareve jane falur dhe ndare. Gjithcka tjeter eshte perralle e kokoshit 200 milionesh. Por nuk e ha me njeri kete corbe. Do ti shkojme deri ne fund kesaj afere. Keto jane leket e shqiptareve te cilet sot po burgosen e shtyhen drejt vetvrasjes per 2000 leke.









