• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha uron Vitin e Ri: Bashkë do ta bëjmë Shqipërinë vendin e mundësive

by A R
31/12/2019 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, 2019-a ishte një vit i vështirë që e përballi vendin me sfida të shumta, por edhe me goditjen nga tërmeti i nëntorit që mori jetë e shënoi dëme të mëdha.

Teksa uron që 2020-a të sjellë gëzim e mirëqenie për familjet shqiptare, Basha thotë se me mbështetjen e njëri-tjetrit mund të ndryshohet realiteti.

Basha veçon shqiptarët që ndodhen në emigrim dhe uron që ata të kthehen në atdhe, përmend veçantë edhe ekipet mjekësore, të policisë, zjarrfikësit,  median, dhe të gjithë ata që natën e ndërrimit të viteve e kalojnë në punë në shërbim të njerëzve.

Urimi:

Të dashur bashkëqytetarë,

Vetëm pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve dhe unë nga zemra dua t’ju uroj të gjithëve, kudo ku jeni: Për shumë vjet Gëzuar! Viti që po lemë pas ishte i vështirë, dhe na përballi me sfida të shumta. Tërmeti që goditi vendin tonë e vështirësoi edhe më shumë jetën e mijëra familjeve.

26 nëntori gjunjëzoi vendin dhe la pas një dhimbje të madhe për 51 bashkëqytetarë që sot nuk janë më mes nesh, dhe për dhjetëra mijëra të tjerë që po e kalojnë këtë natë mes vështirësish, në të ftohtë, me tavolina të zbrazura e dhimbje në shpirt.

Ky vit do të mbetet gjatë në mendjen e çdo qytetari, e kjo natë natyrisht nuk do të festohet si çdo vit. Por ajo që dëshiroj me shpirt e për të cilën lutemi të gjithë është që 2019 të marrë me vete gjithë dhimbjen, pamundësinë dhe krizën që përjetuam, e viti i ri të sjellë mbarësi, gëzim, e më shumë mirëqenie në çdo vatër shqiptare.

Së bashku si një familje e madhe me ndihmën e Zotit dhe duke u mbeshtetur tek njëri tjetri do ta ndryshojmë këtë realitet të dhimbshëm në vitin që po vjen. Sot dua të uroj nga zemra çdo qytetar që është në vështirësi që 2020 të sjellë lehtesim, shpresë dhe mirëqenie për ta. Dua të uroj çdo shqiptar që gjendet në emigrim që 2020 të sjellë ditë më të mira, dhe mundësi që të ktheheni e të ndërtoni siç e dëshironi jetën tuaj në Shqipëri!

Dua të uroj sot çdo familje të prekur nga tërmeti që 2020 tu sjellë mbylljen e plagëve në familjet tuaja dhe tejkalim te vështirësive. Dua të uroj sot në veçanti ekipet mjekësore, punonjësit në detyrë të policisë, zjarrfikësit si dhe punonjësit e medias që janë në krye të detyrës, një vit të mbarë e të gëzuar!

Një urim të veçantë kam për të rinjtë dhe të rejat, mos e humbisni shpresën dhe besimin tek vetja juaj dhe tek Shqipëria! Forca dhe energjia juaj është frymëzim për çdo shqiptar. Së bashku do ta bëjmë Shqipërine vendin e mundësive për të gjithë ju.

Gëzuar e një vit të mbarë për çdo shqiptar! Zoti e bekoftë Shqiperinë!

Next Post
Rama viziton të pastrehët e tërmetit: Kush është në çadër, është prioritet i parë

Rama viziton të pastrehët e tërmetit: Kush është në çadër, është prioritet i parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

Qeveria miraton projektin për rehabilitimin e Sheshit “Nënë Tereza”, muze arkeologjik nëntokësor dhe parkim

February 27, 2026
Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

Von der Leyen “bast” me marrëveshjen Mercosur, përçarje mes liderëve europianë

February 27, 2026
Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

February 27, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Hetimet e mikrokredive rikthehen te SPAK pas mangësive në dosje

February 27, 2026
“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionin dhe transformimin e udhëhequr nga AI

February 27, 2026
“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

February 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Shkurt 2026

February 27, 2026
IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

February 27, 2026
Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

February 27, 2026
Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In