Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas shpalljes fitues të zgjedhjeve presidenciale të Joe Biden.
Përmes një shënimi në Twitter, teksa e ka uruar për fitoren Basha thotë se shqiptarët janë krenarë për miqësinë me SHBA.
Më tej Basha thekson se shpresojmë që të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet tona të përbashkëta.
“Urimet e mia më të përzemërta për @JoeBiden në zgjedhjen e tij si President i ri i SHBA. Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë Unë dhe @pdshqiperi shpresojmë që të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet tona të përbashkëta”, shkruan Basha.
g.kosovari











