• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha urdhëron demokratët: Mos flisni për këto tre media!

by A R
01/09/2019 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas kreut të shtetit, Ilir Meta, i cili sulmoi gazetarin Sokol Balla, kreu i PD Lulzim Basha ka shpallur armik disa portale. Më saktë RealStory.al, Gazetën TemA dhe JavaNews.al

Basha ka urdhëruar të gjitha strukturat e Partisë Demokratike që të refuzojnë debatet, diskutimet apo komentet publike për këto media.

Urdhri i Bashës, ashtu si herët e tjera, nuk mban as firmë as vulë, por që mediat e shkruara raportojnë se ai është dërguar me email tek të gjitha strukturat e PD.

Madje në sulmin e tij, kreu i PD arrin deri aty sa i përmend me emra konkretë mediat dhe deklaron se i shërbejnë propagandës antiopozitare, diversioneve dhe sulmeve kundër opozitës dhe lidershipit të saj?!

Shkresën e dërguar me email, e cila ka dy faqe, sipas gazetës Mapo, Lidershipi i Partisë Demokratike ua ka dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Kryesisë, dhe ish-deputetëve. Bëhet fjalë për një memo, një material për qarkullim të brendshëm, ku jepen porosi lidhur me strategjinë e komunikimit.

Në shkresë flitet për sondazhet e PD dhe po ashtu jepen “këshilla” për qëndrimet politike mbi çmontimin e asaj që e quajnë propagandë të Edi Ramës.

Sipas Memos, mercenarët politikë janë ish-drejtues të lartë të PD, të cilët vihen në shërbim të Ramës, sa herë ai është në vështirësi, duke sulmuar Partinë Demokratike.

Email u është dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe forumeve drejtuese, me 23 gusht, ndërkohë që veç sulmeve ndaj Realstory, Basha ka vënë në shënjestër edhe dy portale të tjera.

“Për të sulmuar me shpifje dhe të pavërteta PD dhe lidershipin e saj, Edi Rama, pas konsultimit të madh të Mero Bazes dhe Skënder Minxhozit, prej shumë vitesh në shërbim të pushtet të Edi Rames, ka hedhur në skakierën antiopozitare edhe Sokol Ballën me portalin Realstory”, deklaron Basha në shkresën e tij.

Rasti i Bashës në lidhje me urdhrin mbi mediat e lira është i paprecedentë, aq më tepër pasi nuk jepet arsyeja konkrete.

Next Post
Gjendet pas 15 vitesh trupi i italianit, ishte i martuar me shqiptare

Gjendet pas 15 vitesh trupi i italianit, ishte i martuar me shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Itali, SPAK dërgon për gjykim grupin kriminal

Trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Itali, SPAK dërgon për gjykim grupin kriminal

January 9, 2026
“Vdekje diktatorit! Kjo është beteja e fundit!” Përhapen protestat në Iran, autoritetet ndërpresin internetin

“Vdekje diktatorit! Kjo është beteja e fundit!” Përhapen protestat në Iran, autoritetet ndërpresin internetin

January 9, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Partitë tona po vdesin nga gënjeshtrat e tyre

January 9, 2026
“Nuk besoj se Trumpi do nisë një aksion në Groenlandë”, kryeministria italiane Meloni: Nuk do e mbështesja!

“Nuk besoj se Trumpi do nisë një aksion në Groenlandë”, kryeministria italiane Meloni: Nuk do e mbështesja!

January 9, 2026
Moti i keq/ Përmbytjet në vend, Ministria e Mbrojtjes raporton situatën: Ja zonat që rrezikojnë

Moti i keq/ Përmbytjet në vend, Ministria e Mbrojtjes raporton situatën: Ja zonat që rrezikojnë

January 9, 2026
Vodhi me dhunë para duke terrorizuar shitësen me thikë, kapet autori i grabitjes së marketit në Yzberisht

Vodhi me dhunë para duke terrorizuar shitësen me thikë, kapet autori i grabitjes së marketit në Yzberisht

January 9, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

January 9, 2026
Ngricat shkaktojnë probleme në Dibër, vështirësi për lëvizjen e automjeteve, autoritetet apel drejtuesve për kujdes

Ngricat shkaktojnë probleme në Dibër, vështirësi për lëvizjen e automjeteve, autoritetet apel drejtuesve për kujdes

January 9, 2026
Bllokohet shkarkuesi në aksin Pogradec–Qafë Thanë, vijon puna për hapjen e një korsie emergjence për makinat

Bllokohet shkarkuesi në aksin Pogradec–Qafë Thanë, vijon puna për hapjen e një korsie emergjence për makinat

January 9, 2026
“Na erdhi lumi menjëherë”, banorët e Ferrasit të tronditur: Na mori gjithçka, ushqimet janë nën ujë

“Na erdhi lumi menjëherë”, banorët e Ferrasit të tronditur: Na mori gjithçka, ushqimet janë nën ujë

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In