• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha u tregon fermerëve në Lushnje planin ekonomik të PD-së: Çdo vit 100 mln euro vetëm për bujqësinë

by Java News
09/10/2020 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryedemokrati Lulzim Basha vijon turin e tij nëpër Shqipëri ku zhvillon takime me qytetarë të ndryshëm. Mëngjesin e kësaj të premte, ai u ndal në Lushnje me fermerë dhe blegtorë.

Indirekt ai u kërkoi votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme teksa premtoi se me ardhjen në pushtet PD do të vendosë në dispozicion të bujqësisë dhe blegtorisë, 100 mln euro subvencione në ndihmë të fermerëve dhe 50 mln euro në vit për ndërtimin e infrastrukturës.

Gjatë një prononcimi për mediat, pas disa takimeve që ai zhvilloi me biznese në Lushnjë, Basha tha se nga plani i PD-së do të përfitojnë të gjithë. Ndër të tjera ai theksoi se Rama e rriti me 20 lekë çmimin e karburantit, pavarësisht protestave.

“Kam ardhur të vizitojë një prej pikave të grumbullimit apo të përpunimit të prodhimeve bujqësore e blegtorale. Në të gjithë Shqipërinë, sektori i bujqësisë dhe i blegtorisë janë më të goditurit nga kriza ekonomike. Arsyeja nuk është vetëm kriza e pandemisë së koronavirusit. Prej 7 vitesh fermeri shqiptar është ndër më të diskriminuarit në rajon. Prej 7 vitesh, fermeri nuk e njeh më subvensionin. Paratë që duhet të shkojnë për subvencione sot merren nga qeveritare dhe shkojnë në aferat korruptive. Në një lëndinë në Fier ka një gardh që rrethon një gjysmë karabina të papërfunduar ku janë zhdukur deri më sot 24 milionë euro të taksave të fierakëve dhe shqiptarëve. Kjo quhet inceneratori i Fieri. Është një grop e zezë korrupsioni ku janë përfshirë kryeministri, ministri për rindërtim. Në planin tonë me 5 pika kundër krizës dhe pandemisë, me 24 mln euro mund të ndihmoje 24 mijë biznese. Ne kemi propozuar për çdo njeri që ka humbur punën gjatë këtij vitit të bëhet një pagesë 6 mujore prej 160 mijë lekë në muaj. Mund të paguheshin qindra e mijëra pensionistë me pagesat që kemi propozuar prej 20 mijë lekësh për tiu ardhur në ndihmë. Mund të jepeshin subvencione drejt fermerëve. Kemi të gjitha mundësitë për tiu ardhur në ndihmë fermerëve dhe biznesit të vogël. Tiu vijmë në ndihmë të gjithë shqiptarëve që janë në vështirësi. Me ne vjedhja do të marrë fund. SPAK do të detyrohet të vendosë përpara drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në vjedhjen e bërë tek inceneratori. Për këtë dua të zotohem sot këtu nga Lushnja dua tu them se plani ynë për bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare nuk do bëjë mrekullira por do bëjë atë që bën rajoni për vendin e vetë. Çdo vit do të kemi një paketë 100 mln euro subvencione që do të shkojnë tek fermeri në bazë të kartës së identitetit. Vit për vit do të kemi 50 mln euro për infrastrukturën e zhvillimit rural, kanalet vaditëse, rrugët e aksesit nëpër ara. Një tjetër masë që do të hiqet, është taksa ‘Rama’ mbi karburantin. Rama e rriti me 20 lekë për litër karburantin, pavarësisht protestës së opozitës.” – tha Basha.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Veliaj i jep ‘dorën e fundit’ tek berberi militantit socialist, i ‘stampon’ në kokë “PS3”

VIDEO/ Veliaj i jep ‘dorën e fundit’ tek berberi militantit socialist, i 'stampon' në kokë “PS3”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In