• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha u rikthehet zgjedhjeve: Krimi e droga blenë votat, qeveria ilegjitime

by Java News
16/07/2017 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha bashkëbisedoi të shtunën me demokratët e Elbasanit, Librazhdit, Gramshit, Belshit, Prrenjasit duke ndarë me ta nevojën për të vazhduar betejën politike për kauzat e drejta të shqiptarëve. Basha tha se Partia Demokratike është rruga e vetme për shqiptarët dhe se ai është gati për vazhduar këtë mision deri në thyerjen e këtij sistemi, sipas tij, të korruptuar.

“Vlerat morale i kemi ne. Shqiptarët duan një rrugë tjetër përveç dëshpërtimit që i çon në vetëvrasje, i çon në nënshtrim apo në emigracion. Rruga tjetër jemi vetëm ne. Nuk ka forcë tjetër politike. Ju them që jam gati për të vazhduar betejen politike me ju ditë për ditë, orë për orë, derisa ta thyejmë këtë sistem dhe me zgjedhje të lira dhe të ndershme të sjellim vlerat në pushtet, të sjellim një qeveri të qytetarëve me planin tonë, vizionin tonë, të hedhim hapin tonë tjetër përpara sepse ne i kemi hedhur hapat përpara gjithmonë. Ky është çelësi i fitores si ato që kemi korrur së bashku në vitin 2009. Sepse koncepti i Repubikës së Re brenda shtëpisë tonë do të thotë fuqizim i anëtarit, do të thotë kalimi i vendimarrjes tek anëtari i Partisë Demokratike. Do të thotë anëtari i Partisë Demokratike si strumbullarin e vendimarrjes, si peshoren e vlerave dhe kontributeve të gjithsecilit. Çelësi është shpirti i pastër i demokratit. i atij që nuk pyet se kur me vjen radha për tu bërë deputet por vjen në betejë sa herë ka betejë për vlerat për të cilat kemi lindur dhe luftojmë”, tha Basha.

Ai tha se zgjedhjet e 25 Qershorit nuk ishin të ndershme dhe u provuan kauzat e opozitës nga shitblerja masive e votës. Basha tha se kjo është një mazhorancë fiktive.

“25 Qershori provoi se kauzat tona të dekriminalizimit, të luftës kundër drogës dhe të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë kauzat më jetike për Shqipërinë sot. Nuk kishte zgjedhje të lira dhe të ndershme me 25 Qershor. Nuk foli vullneti i qytetarëve. Ai u tjetërsua përmes shtrembërimit e blerjes masive të votës nga një qeveri e bërë njish me krimin dhe krimi i bërë njish me qeverisjen, me të cilët Shqipëria nuk ka e nuk do të ketë asnjë të ardhme. Plani ynë për një qeveri të qytetarëve parashikon që shqiptarët të kenë mundësi të jetojnë në shtëpitë e tyre pa qënë nevoja të shkojnë emigrantë. Të kenë mundësi për punësim. Të mos kenë frikë nga të fortët, nga të pushtetshmit dhe të zgjedhin lirisht qeverisjen që meritojnë në nivel qendror dhe lokal. Kjo mazhorancë është një mazhorancë fiktive. Prodhim jo i shpresës, as i vizionit për të nesërmen por i dëshpërimit, i frikës që mbollën dhe thelluan. Njësoj si në 1991 nuk ka se çfarë t’u ofrojë shqiptarëve. Ekonominë e kanë në kolaps. Arkën e shtetin e kanë në kolaps. Qeverinë e ka ilegjitime pa votën e shqiptarëve. E dimë ne, e dinë shqiptarët. E di edhe ai dhe e dinë edhe socialistët”, tha Basha.

a.ç

Next Post
Veliaj urim të veçantë bashkëshortes për ditëlindje, zbulon edhe kush është ‘shefi’ në shtëpi

Veliaj urim të veçantë bashkëshortes për ditëlindje, zbulon edhe kush është 'shefi' në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse Trump sulmoi Iranin tani? Gjashtë arsyet që e bindën Presidentin

ANALIZA/ Pse Trump sulmoi Iranin tani? Gjashtë arsyet që e bindën Presidentin

February 28, 2026
Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, vriten komandanti i Gardës Revolucionare dhe ministri i Mbrojtjes iraniane

Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, vriten komandanti i Gardës Revolucionare dhe ministri i Mbrojtjes iraniane

February 28, 2026
Sulmi SHBA-Izrael ndaj Iranit, kryediplomatja e BE-së: Zhvillimet e fundit në Lindje të Mesme janë të rrezikshme

Sulmi SHBA-Izrael ndaj Iranit, kryediplomatja e BE-së: Zhvillimet e fundit në Lindje të Mesme janë të rrezikshme

February 28, 2026
Sulmet izraelite/ Media në Teheran: Goditet një shkollë në Minab, vdesin 5 nxënëse

Sulmet izraelite/ Media në Teheran: Goditet një shkollë në Minab, vdesin 5 nxënëse

February 28, 2026
Telefonata, SMS dhe internet në BE pa tarifa shtesë/ KE propozon shfuqizimin e roaming për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

Telefonata, SMS dhe internet në BE pa tarifa shtesë/ KE propozon shfuqizimin e roaming për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

February 28, 2026
Çfarë fshihet pas “ulërimës së luanit”? Përballja e Netanyahut me regjimin e dobësuar iranian

Çfarë fshihet pas “ulërimës së luanit”? Përballja e Netanyahut me regjimin e dobësuar iranian

February 28, 2026
U hodh në lumin Osum 10 ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit

U hodh në lumin Osum 10 ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit

February 28, 2026
Tregtonte veshje të kontrabanduara dhe me logo false, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë

Tregtonte veshje të kontrabanduara dhe me logo false, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë

February 28, 2026
Shpërthime nga brigjet e Dubait deri në Katar, Irani nis ofensivë në Lindjen e Mesme pritet kundërpërgjigja amerikane

Shpërthime nga brigjet e Dubait deri në Katar, Irani nis ofensivë në Lindjen e Mesme pritet kundërpërgjigja amerikane

February 28, 2026
Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In