Sot pritet të votohen në Kuvend 6 ministra të rinj në kabinetin aktual si dhe zëvendëskryeministri. Pak orë para mbledhjes së jashtëzakonshme të parlamentit, kreu i PD Lulzim Basha ka thirrur në selinë e PD funksionarët e rinj të propozuar prej tij.
Pasi të bëhet votimi i tyre në parlament, atyre u hapet rruga për marrjen e detyrës.
Ministrat dhe zv.kryeministrja teknike marrin detyrën pas marëveshjes së arritur mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.
Ata do të jenë kujdestarë të procesit zgjedhor, për të shmangur abuzimet me votën./a.m.