Kreu i PD-së Lulzim Basha në diskutimet e mbledhjes ka bërë ftesë formale për bashkim në betejën për ndryshim.
Basha tha se fushata provoi se mund t’i bëhej ballë propagandës dhe të shkatërrohet me zemër dhe shpresë.
Ndërkohë ai nuk heq dorë së thëni që pjesa masive e shqiptarëve zgjodhi Partinë Demokratike.
“Kjo fushatë provoi se ne edhe propagandës së tyre mund ti bëjmë ballë, ne mundemi ta shkatërrojmë atë: me zemër, me shpresë! Dhe këtë ne e bëmë-shqiptarët dolën me gëzim në zemër dhe votuan ndryshimin në 25 prill. Ata dje e donin me gjithë shpirt ndryshimin! Ata e duan ndryshimin edhe më shumë sot! Ndaj të bashkuar ju ftoj t’i prijmë forcën tonë betejës për ndryshimi për të gjithë demokratët dhe gjithë shqiptarët”- tha Basha.
/a.r