• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha te ‘Zëri i Amerikës’: Milionat e lobimit, për të ekspozuar problemet e Shqipërisë

by A R
12/07/2018 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Uashington, ku të enjten mori pjesë në një konferencë të organizuar nga Instituti “Hudson”, lidhur me marrëdhëniet transatlantike.

Në një intervistë që i dha të mërkurën Zërit të Amerikës, Basha pranon kontratat me kompanitë lobuese në SHBA dhe shprehet se gjithçka është transparente.

I pyetur se përse duhet të lobohet për Shqipërinë në SHBA kur të dyja vendet flasin për marrëdhënie të shkëlqyera, kreu i PD thotë se problemet e vendit kanë nevojë për një ekspozim më të gjerë…

Pjesë nga intervista e kryetarit të Partisë Demokratike, dhënë për VOA-n:

VOA: Muajin e kaluar ju keni nënshkruar një marrëveshje të re lobimi me një firmë amerikane për një shumë prej 40 mijë dollarësh, për një periudhë katër mujore, pra, 10 mijë dollarë në muaj. Për çfarë keni nevojë për të lobuar në Uashington, kur marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara janë të shkëlqyera, siç pohojnë të dyja palët dhe të dy vendet janë partnere?

BASHA: Nuk ka diskutim, por problemet kryesore me të cilat përballet Shqipëria kanë nevojë për një ekspozim të plotë dhe të gjithanshëm, në veçanti sa u përket institucioneve, të cilat merren me këto probleme. Pikërisht këtu kemi kërkuar ndihmën e një kompanie, e cila është e specializuar në veçanti sa i përket krimit të organizuar, narkotikëve dhe terrorizmit. Pikërisht ky është edhe qëllimi i kësaj kontrate: hartimi i një strategjie kundër krimit të organizuar dhe kundër trafikut të drogës, e cila do të bëjë pjesë në planin, programin dhe vizionin e partisë demokratike, së bashku me komponentin ekonomik, të cilin e kemi mbaruar tashmë me partnerët tanë gjermanë, me anë të cilave do t’u ofrojmë shqiptarëve vizionin tonë për të çmontuar kapjen e shtetit nga interesat kriminale, kapjen e shtetit nga interesat e rrjeteve kriminale të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, dhe për t’u dhënë shqiptarëve një vend të sigurtë, me një ekonomi të sigurtë e të fortë, ku nuk dikton paraja e krimit dhe drogës, po ku dikton puna e ndershme dhe mundësia për të gjithë.

Një kontratë e mëparshme lobimi e Partisë Demokratike me firmën Muzin Capitol Partners ka ngjallur mjaft debate. Madje në Shqipëri Partia Demokratike është në hetim lidhur me këtë kontratë. Bëhet për një pagesë prej mbi gjysmë milionë dollarësh. Firma Muzin vet ka deklaruar tre pagesa; një prej tyre ju e keni pranuar tashmë pra, 25 mijë dollarësh. Janë edhe dy të tjera, por dua të ndalem tek shuma më e madhe prej 500 mijë dollarësh, për të cilën ju jeni shprehur në Shqipëri fillimisht se është bërë nga një grup shqiptaro-amerikanësh. Më pas duket sikur ju jeni tërhequr nga kjo thënie. Cila është e vërteta e kësaj pagese prej 500 mijë dollarësh?

E vërteta është se Partia Demokratike ka bërë atë kontratë që ka bërë dhe ka bërë ato pagesa që ka bërë. Ndryshe nga Partia Socialiste, e cila…

Partia Demokratike ka bërë një pagesë, siç thotë firma Muzin në deklaratën e saj, prej 500 mijë dollarësh.

Partia Demokratike ka bërë atë kontratë që ka bërë, që e ka publike, dhe ka bërë ato pagesa që ka bërë. Kjo është e vërteta…

Pra, firma Muzin nuk tregon të vërtetën? …

E për çdo gjë tjetër ne i kemi kërkuar prokurorisë në Shqipëri dhe FBI-së në hetojnë. Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj, nuk ka asnjë para të pistë në këtë mes, ndryshe nga afera e famshme e thyerjes së ligjeve amerikane me foton me Obamën dhe me burimet e panjohura të parave, që paguan për këtë të tjerët. Partia Demokratike është tërësisht transparente, krejtësisht e hapur, kështu që kjo nuk është çështje.

Firma Muzin, sipas kësaj që po thoni ju, duket se ka përdorur emrin e partisë tuaj për çfarëdo problemi që ka patur vetë. Pra, iu ka prishur juve imazhin. Pse nuk e denonconi ju këtë firmë për të pastruar emrin tuaj, sepse del emri i partisë tuaj gjithmonë?

Aspak. Partia Demokratike i ka deklaruar gjithmonë në mënyrë transparente marrëdhëniet e saj dhe financat e saj, ndryshe nga Partia Socialiste në të kaluarën dhe në të sotmen. Por kjo është një çështje, e cila besoj se do të diskutohet dhe do të bëhet transparente më vonë. Këtu nuk ka asnjë çështje. Është një non-issue, siç i thonë në Amerikë. Partia Demokratike është e angazhuar në denoncimin e lidhjeve të krimit të organizuar me partinë në pushtet, duke përfshirë edhe pastrimin e parave dhe gjithçka për të cilën Partia Demokratike akuzohet është një manovër e dobët diversioni për të tërhequr vëmendjen dhe për të kaluar Partinë Demokratike në pozita mbrojtëse, çka nuk ka për të ndodhur.

/b.d

Next Post
Chelsea dhe Conte do shkojnë drejt gjyqit për shkarkimin

Zyrtare/ Çelsi shkarkon Conten, por italiani fiton "një thes" me para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Vatani?

January 29, 2026
Dalin pamjet e reja, si Alex Pretti u përplas me agjentët federalë 11 ditë para vrasjes

Dalin pamjet e reja, si Alex Pretti u përplas me agjentët federalë 11 ditë para vrasjes

January 29, 2026
ANALIZA | SHBA dhe Izraeli gati për konfliktin e vitit?! E gjithë bota arabe në alarm

ANALIZA | SHBA dhe Izraeli gati për konfliktin e vitit?! E gjithë bota arabe në alarm

January 29, 2026
Vajzat adoleshente qëndronin nëpër hotele, djemtë u çonin klientët! Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit

Goditje prostitucionit në Durrës, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarë

January 29, 2026
Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, 14 të arrestuar dhe mbi 12 mijë gjoba në 1 javë në Tiranë

Burg për parkim dysh, avokati: Ndryshimet në Kodin Penal duhet të diskutohen, qytetarët duhet të informohen

January 29, 2026
Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Pse po sulmohet Edi Rama prej disa shqiptarëve për vizitën në Izrael?

January 29, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Monolog për të fshehur të vërtetën”, Beqiri: Meta, skenar me Berishën për të vrarë protestuesit e 21 Janarit

January 29, 2026
Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante: Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante: Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

January 29, 2026
Rama publikon pamjet: Gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër me pamje të re dhe infrastrukturë moderne

Rama publikon pamjet: Gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër me pamje të re dhe infrastrukturë moderne

January 29, 2026
Reshje të dendura shiu, por edhe dëborë, fundjava me mot të keq

Reshje shiu intensive në të gjithë territorin, erë dhe dëborë në disa zona

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In