• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Basha të mos i fryjë antiamerikanizmit”, Flamur Noka: Të largohet sepse nuk ka shanse ta nxjerrë fituese PD

by A R
23/09/2021 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ka bërë thirrje kryetarit Lulzim Basha që të mos e përdorë çështjen e “antiamerikanizmit”, pasi sipas tij kjo çështje është inekzistente në PD. Noka deklaroi që Basha nuk ka kompetencë për të ndaluar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

“Basha nuk ka kompetencë as për të pranuar dhe as për ta ndaluar mbledhjen e Kuvendit. Thjesht e bëra me dije këtë dhe ia bëj me dije përsëri që Zoti Basha mos t’i fryjë çështjes së antiamerikanizmit, është një çështje inekzistente në PD”, tha Noka.

Noka u shpreh se nisma e Sali Berishës është bërë për t’i bashkuar demokratët dhe jo siç bëri Lulzim Basha që i ndau me vendimin e tij për përjashtimin nga grupi parlamentar të liderit historik.

 “Foltorja tenton t’i bashkojë demokratët dhe jo t’i përçajë siç bëri Basha me vendimin e tij. Pra Basha, atë që kishte në dorë e bëri, e përçau PD me atë vendim dhe sot PD nuk është më ajo që ishte e para vendimit. Sot PD ka një ndryshim të madh. Ka bazën e partisë e cila është e gjitha kundër atij vendimi. Ka deputetët që janë kundër atij vendimi, por që mbahen nën presion dhe kryetarin e partisë që është i vetmi që mbështet atë vendim. Ai e ka pohuar me gojën e tij edhe në mbledhje të grupit dhe takime të tjera që “unë e dija që baza ishte kundër, nuk doja të fusja në përçarje dhe prandaj e mora vetë”. Është i qartë që organet drejtuese të partisë nuk ishin dakord me partinë”.

Ai deklaroi se Basha po thërret drejtuesit e partisë në rrethe për t’u bërë presione në lidhje me nismën e Berishës.

“Ka filluar t’i thërrasë duke iu bërë presion që të mos jenë pjesë e takimeve të bëjnë gjithçka që të mos pranojnë takime. Po u bën presion drejtuesve që të përplasen me anëtarët dhe strukturën në bazë. Anëtarësia e PD është kundër Bashës. Berisha po bën gjithçka për ta bashkuar. Rruga për ta bërë këtë është që të pyetet anëtarësia”.

Noka tha se kërkohet largimi i Bashës pasi përçau PD-në. Sipas deputetit, Lulzim Basha i ka bërë partisë atë që nuk ia kanë bërë kundërshtarët, përçarjen. Noka shtoi se Basha nuk ka shanse për ta nxjerrë selinë blu fituese në zgjedhje.

“Ne kërkojmë largimin e Bashës sepse është përçarësi i PD. Ai (Basha) është njeriu që pas 30 vjetësh e përçau PD. Kanë tentuar kundërshtarët tanë edhe në ’97,2005, dhe nuk e kanë arritur. E bëri vetë kryetari me një vendim. Basha nuk ia ka dalë të mundë Edi Ramën. Imagjinoni pas kësaj përçarje edhe ta drejtojë, edhe ta bashkojë  por edhe ta bëjë fituese këtë forcë. Shanset për këtë gjë Basha i ka Zero. Ndaj po kërkojmë që të largohet, të japë dorëheqjen, sepse Kuvendi do ta largojë. Kërkojmë ta largojmë sepse forca politike që ai drejton është e përçarë prej vendimeve të tij”.

Deputeti demokrati njoftoi se foltorja e radhës e Berishës do të jetë në Vlorë. Për liderin historik të demokratëve tha se di të udhëheqë dhe se nuk i pret në besë anëtarët e tij.

“Jam për parimet e demokracisë, e një demokracie direkte që anëtarët të vendosin se kush do të drejtojë. A frymëzon Basha? Nuk frymëzon. Frymëzon Berisha? Tirana e tregoi. Fieri, e patë ju. Sali Berisha motivon, di të udhëheqë dhe Sali Berisha nuk i pret në besë anëtarët e tij”, tha Noka.

/a.r

Next Post
“Me Lelin s’do ketë surpriza, do ndjekim linjën e Ramës”/ Ahmetaj: Skemë për rritjen e pensioneve me 5% në vit, 300 mln dollarë më shumë

“Me Lelin s’do ketë surpriza, do ndjekim linjën e Ramës”/ Ahmetaj: Skemë për rritjen e pensioneve me 5% në vit, 300 mln dollarë më shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

March 2, 2026
Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

March 2, 2026
Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

March 2, 2026
SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

March 2, 2026
Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë  në Shqipëri

Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë në Shqipëri

March 2, 2026
Lufta, “kapërcen” çmimi i naftës, ndikim nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe goditja e rafinerive në Gjirin Persik

Lufta, “kapërcen” çmimi i naftës, ndikim nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe goditja e rafinerive në Gjirin Persik

March 2, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

March 2, 2026
Me ftesë nga Kryepiskopi Elpidofor, Kryepiskopi Joan vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Me ftesë nga Kryepiskopi Elpidofor, Kryepiskopi Joan vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

March 2, 2026
Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë! Procedohen 2 shtetas

Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë! Procedohen 2 shtetas

March 2, 2026
Sulmi i koordinuar SHBA-Izrael, humb jetën gruaja e Khameneit

Sulmi i koordinuar SHBA-Izrael, humb jetën gruaja e Khameneit

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In