Lulzim Basha duhet të largohet nga PD. Kështu është shprehur mbrëmjne e sotme ish koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi, i cili theksoi se Basha ka humbur katër palë zgjedhje dhe sipas tij tashmë nuk sjell asnjë gjë të re.
Në një intervistë në Debati me Alba Alishanin në A2, Patozi theksoi se PD nuk ka asnjë humbje nëse largohet Basha.
“Nëse do e kisha të pamundur të largoja Berishën do largoja veten. PD nuk do ketë asnjë humbje nëse ikën kryetari.
Vetë e ka pranuar që përjashtimin e zotit Berisha e ka marrë nën trysni. Një politikan që nuk pranon trysni, duhet të largohet.
Politika në shqipëri nuk është garë morali, por aftësie. Lulzim Basha, por ndoshta edhe Berisha e kanë humbur betejën me aftësinë.
Basha ka humbur katër herë zgjedhje, ndërsa Berisha rikthehet pas një shkëputje të gjatë. Politika ka ciklin e vet. Të dy kanë rezervuar kohën e tyre”, tha Patozi./m.j