• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha të ankohet për tërmetin te “Goja e Kuçedrës”

by Ardit Rada
04/02/2020 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Partia Demokratike e ka nisur këtë vit me një qasje tjetër. Sikur të mos ketë ndodhur asgjë, ajo po i mban me gajret njerëzit pranë saj herë me përrallën një marrëveshjeje të re Basha-Rama, e herë duke u mbajtur trastat me domate rrugëve të Tiranës. Teksa ka lënë Petrit Vasilin që të organizojë deklaratat për kamerat me gjuhën e tij të shthurur, PD ka shfaqur krejt papritur një interes dhe besim tek organet e reja të Reformës në Drejtësi.

Ajo ka dubluar një segment të shoqërisë civile, si në rastin e studentëve, Teatrit apo “Astirit”. Tashmë është fakt se opozita joparlamentare shkon të ngrohet me zjarrin e te tjerëve. Më pas, dihet që krahas kompromentimit të rasteve në fjalë, e fik zjarrin dhe pret të diktojë tymin e radhës në qiell. Por kjo është një histori e përsëritur për të cilën Bashës dhe Kryemadhit as i skuqet, e as i zverdhet. Kësisoj, me padinë e nismës ‘Thurje’ për ‘Sterilizimin’, selia blu ka turrur Albana Vokshin që të rikthejë akuzat e stërthëna me shpresën se do të përbëjnë argument juridik.

Por fundi i këtij muaji e ka gjetur opozitën “Basha & shokët” me një iniciativë origjinale. Pas ‘djegies’ së Salianjit, PD ka hedhur në aksion Gazmend Bardhin për tërmetin. E dukshme që lajmi është ruajtur për jubilera dhe sebepe, Lulzim Basha ka paditur në SPAK në dy mujorin e 26 nëntorit. Çdokush që e sheh padinë dhe me njohjet minimale ligjore që ka, kupton se aty s’ka asgjë për ta marrë seriozisht.

Me pak fjalë PD kërkon nga SPAKU të hetohen gjashtë emra zyrtarësh të lartë, dhe siç thuhet në padi: “Çdo person i pa identifikuar nga ana jonë, por që ka përgjegjësi”. Pra, SPAK duhet të hedhë fall se kë do donte Lulzim Basha ta shihte nën hetim për lajmin e radhës.

Përtej çdo shakaje, duhet kuptuar se partia e Lulzim Bashës po tenton të hyjë në tregun politik kryesisht me shantazhe dhe thashetheme marrëveshjesh për zgjedhje te reja. Në një kohë që ka çuar disa ish-deputetë në Gjykatë që të kërkojnë rrogat nga Kuvendi, kjo qasje e re ndaj SPAK tregon edhe më shumë dëshpërimin ku ka rënë opozita.

Lulzim Basha duhet t’ua kursejë shqiptarëve talljen e dimrit dhe t’i dalë zot historikut të tij se: Jo vetëm që nuk e ka votuar SPAK-un, por e ka cilësuar si të kapur nga mazhoranca qysh pa u ngjizur ende.

Duke qenë se opozita pra nuk ka moral as t’ia zërë në gojë emrin SPAK-ut, mund të ishte ankuar për tërmetin te “Goja e Kuçedrës”. Kush nuk e mban mend, është një vijë uji që publikonte Berisha si shkaktare të lëkundjeve në Shqipëri. Një postim i veshur me mister dhe idiotësi, po aq sa vetë qytetari dixhital.

Sa për këtë përrallën e Bashës me SPAK-un se “unë s’jam ai që dukem, por ajo është ai”, e kemi parë këtu e kusur vite dhe duhet të na kursehet ndonjë herë.

Next Post
A merr ligji “Anti-KÇK” kompetencat e SPAK? Zv.ministri jep shpjegimin shterrues

A merr ligji “Anti-KÇK” kompetencat e SPAK? Zv.ministri jep shpjegimin shterrues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In