Kreu i PD Lulzim Basha në një takim me pensionistët ka deklarur se sipas tij kryeministri Edi Rama e kalon kohën në “facebook” duke sulmuar opozitën e duke u marrë me gjëra që i shërbejnë vetëm atij.
“Kemi një kryeministër që nuk ka asnjë shqetësim për shëndetin e qytetarëve. E kalon gjithë kohën në instagram dhe facebook duke publikuar foto e duke sulmuar opozitën, ndërkohë paratë i çon te oligarkët. Në vend që të merret me gjëra që ndihmojnë njerëzit por merret me gjëra që ndihmojnë veten e tij. ska as kohë dhe as para për të ndihmuar njerëzit që vuajnë. Mundësitë e shteit ekzistojnë po të jetë një qeveri e përgjegjshme. Si ka mundësi që njerëzit me të ardhura të ulëta ti lësh në rrugë“, deklaroi Basha.
Kryedemokrati i ka dhënë ultimatum kryeministrit Edi Rama duke i thënë që të “zgjidhë qesen” për shqiptarët. Këtu e kishte fjalën për mbështetjen me situatën e Covid.
“Urgjentisht dhe pa vonese ta zgjidhe qesen per shqiptarët dhe jo për miqte e vete. Paketën e rimbursimit per ilaçet që marrin të sëmurët me Covid. duht të rimbursohet. Maska desinfektatë, ne kemi kërkuar shtesa për pensionistët. Të merren urgjentish masat sepse me këto ritme infeksionesh nuk ka dhe sdo ketë më rrugë zgjidhje. E gjithë vëmendja e shteti dhe buzheti duhet të jetë i fokusuar për të larguar këtë të keqe. Këto jetë që po humbim për shkak të pakujdesisë dhe mbingopjes është i Edi Ramën“, tha Basha.
g.kosovari











