Kryetari i Partisë Demokratike Lulzm Basha ka pritur në një takim ndihmës-sekretaren Amerikane të Shtetit Victoria Nuland, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Tiranë.
Takimi mes palëve ende nuk është zbardhur, megjithatë mendohet se tema të diskutimit kanë qenë zgjedhjet fundit vendore, dekriminalizimi si dhe reforma në drejtësi.
Por nga selia blu mësohet se kryetari Basha do të mbajë edhe një konferencë për mediat ku do të flasë edhe për takimin me Nuland.