• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha takon njerëzit rrugëve të ish-Bllokut dhe u shpjegon: Ja pse e shkruajta librin ‘Misioni im”

by A R
24/03/2021 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot takime me qytetarë në njësinë nr.5, në Tiranë. Në bisedën që patën me kreun e opozitës, disa të rinjtë shprehën shqetësimet e tyre për mungesën e vendeve të punës, që sipas tyre i çon drejt emigrimit.

Ata i shprehën mbështetjen kryetarit Basha, ku si shpresë të fundit shohin ndryshimin më 25 prill.

Mes të tjerash lideri demokrat theksoi se motivi kryesor që e shkroi librin ‘Motivi im’ ishte luftimi i plogështisë.

“Motivi kryesor ishte; të luftojmë plogështinë, idenë e pamundësisë. Gjerat mund të ndryshohen me kohën. Shqiptarët i kanë ndryshuar gjerat.”, tha Basha në një bashkëbisedim me disa të rinj.

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI

Lulzim Basha: Si kaluat? A jeni mirë?
Qytetari: Mirë!
Lulzim Basha: Si kaloni?
Qytetari: Po tani nuk jemi mirë me të thënë të drejtën. Me të thënë të drejtën e gjithë rinia sytë nga ty i ka!
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra! Edhe unë po bëj gjithçka që ta ndalim ikjen.
Qytetari: Mos të ikim më jashtë, të rrimë në vend tonë. E mira do jetë për të gjithë, vetëm shpresat tek ty i kemi.
Qytetari 2: 2021-shin me premtu ujë e drita! Është turp! Unë do rri deri më 25 prill që të ndryshojë Shqipëria. Po ndenji kështu unë do iki.
Lulzim Basha: Çfarë planesh keni për të ardhmen?
Qytetarja: Se di, ja të diplomohemi njëherë dhe të shohim si do të na ecin gjërat.
Lulzim Basha: Po kur i je futur kësaj, i je futur me një synim për të dalë diku apo jo?
Qytetarja: Po absolutisht, për profesionin …
Lulzim Basha: Për një profesion, për një karrierë.
Qytetarja: Të që po mbaroj sigurisht që po.
Lulzim Basha: Kam përshtypjen që si në çdo fushë tjetër edhe ju nuk keni mjaftueshëm praktikë. Apo bëni mjaftueshëm praktikë?
Qytetarja: Thuajse fare dhe për shkak të pandemisë por dhe për shkak të institucioneve, që shpesh herë nuk janë shumë të gatshme për të na pritur. Kështu që më shumë është diçka thjesht përzgjedhëse për ta bërë por jo se ne e ushtrojmë profesionin. Aq më tepër kriza që ka profili social sepse ne jemi ekonomiku dhe marketingu, dhe shkencat sociale e kanë këtë krizë, edhe institucionet private shpeshherë nuk janë shumë të gatshme për të na pritur për të bërë edhe praktikat kështu që do t’ju këshilloja ta rishikojmë këtë çështje dhe ta…
Qytetarja 2: Që është shumë e madhe dhe ne e ndiejmë, si të rinj e ndiejmë me CV-të që dërgojmë, pothuajse nuk intervistohemi, pa lere pjesa e punësimit që është akoma më keq. Kam përshtypjen që rinia shumë më shumë tani do ndryshimin.

Duke bërë thirrje për një bashkim masiv për ndryshimin në 25 prill, Basha tha se Partia Demokratike ka programin që do të mbështesë çdo të ri. Ai tha se stimulimi i investimeve të brendshme dhe të huaja, është kushti i parë për të mundësuar hapjen e sa më shumë vendeve të reja të punës për të rinjtë. Ai gjithashtu u shpreh se Partia Demokratike ka lidhur marrëveshje me Aleancën e Universiteteve Europiane që do t’i ndihmoj studentët me financime dhe programe kualifikuese.

Lulzim Basha: Domethënë, çështja qëndron këtu. Qё tё sigurojё ato vende pune duhen plotësuar dy kusht. Kushti i parё ёshtё qё tё ketë investime tё brendshme dhe tё huaja. Ato i hapin vendet e punës. Kushti i dytë ёshtё qё tё ketë forcë tё kualifikuar sepse siç e the dhe vetё mund tё mbarosh universitetin por nё qoftё se nuk ke praktikё, nё qoftё se nuk ke njё profesion, nё qoftё se nuk ke bёrё njё stazh tё mjaftueshёm nuk je nё gjendje tё integrohesh menjёherё nё tregun e punёs. Dhe kjo ёshtё biseda qё bёmё dhe u transmetua dje me Komisioneren ku na kishte ftuar njё nga universitetet mё tё njohura tё Austrisё, quhet universiteti Modul dhe ne kemi bashkёpunuar me ta. Në qoftё se iu kujtohet para disa muajsh kam thёnё qё ne s’po presim tё vijmё nё qeveri. Akoma nё opozitё kemi pёrgatitjet qё ditёn e marrjes sё sё pёrgjegjёsive qeveritare tё fillojmё menjёherё punёn. Cilat janё pёrgatitjet? E para, pesё gjuhё tё huaja do tё ofrohen online pa pagesё pёr rininё: Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht, Italisht, Spanjisht. Dhe e dyta, nё bashkёpunim me universitetet 20 profesione tё ndryshme po kёshtu online qё nga trajnimi nё fushёn e Teknologjisё sё Informacionit, tek Administrimi, tek fusha tё ndryshme. Kemi lidhë marrëveshje me Aleancën e Universiteteve Europiane do t’ju ndihmoj qeveria e ardhshme me financime dhe me programe do t’ju ndihmojmë arsimin e lartë, në veçanti arsimin profesional. Dhe jo vetëm për shkak të pandemisë por edhe për shkak të zhvillimeve mësimi online do të jetë një prioritet absolut, po, e platforma të sigurta dhe mjaftueshëm pajisje që të… nga tabletat, nga programet në mënyrë që të jetë efektiv jo shkel e shko. Edhe nga qeveria e ardhshme e kam fokus personal, por edhe nga Bashkimi Europian. E konfirmoi edhe Komisionerja për Digjitalizimin dje, nuk e di në e ndoqët në bisedë. Ndoshta ndoqe vetëm reagimet e asaj bisede, por rëndësi kishte biseda dhe biseda është që PE-ja ka ndarë 26 miliardë euro për të ndihmuar Ballkanin për të trajnuar të rinj në fushën e teknologjisë së informacionit dhe ne duhet patjetër të marrim pjesën tonë. Imagjinoni çfarë mund të bëjmë. Do të trajnojmë 5 mijë, 10 mijë të rinj çdo vit në këtë fushë dhe pastaj t’i fusim në tregun e punës ku ju e dini të ardhurat fillojnë nga 800-900 euro shkojnë deri në 2000-2500 euro në muaj. Krijon një shtresë të mesme profesionistësh me të ardhura të mëdha me arsimim të lartë me përgatitje të lartë. Këtë po bëjnë vendet e rajonit se nuk është se do të shpikim diçka. Ne na duhet të largojmë vetëm një qeveri që ka menduar vetëm për vete dhe nuk ka hedhur asnjë hap as në drejtim të thithjes së këtyre fondeve, as në drejtim të reformimit të arsimit. Përkundrazi, ligji për arsimin e lartë e shkatërroi arsimin e lartë. Do të kemi një qeveri që ka në fokus prioritetet tuaja, ëndrrat tuaja, aspiratat tuaja. Kjo është arsyeja pse ua kërkoj votën më 25 prill.”- tha Basha.

Next Post
“Premtimet e Bashës si të Sudes, do hamë me garuzhde floriri”, Koçi: Në Fier marrim 11 mandate

"Premtimet e Bashës si të Sudes, do hamë me garuzhde floriri", Koçi: Në Fier marrim 11 mandate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Alimehmeti: Kushdo që kandidon përballë Berishës nuk fiton. Mërtiri: Pse nuk lejohet Salianji të kandidojë?

March 30, 2026
Bregu: Berisha e përdor PD-në për hallet e veta, bën përjashtime kur po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale

Bregu: Berisha e përdor PD-në për hallet e veta, bën përjashtime kur po shkojmë drejt zgjedhjeve lokale

March 30, 2026
Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore

Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore

March 30, 2026
“Epsteini” ynë

Ëndrra e Berishës për të “shpërfytyruar” kundërshtarët

March 30, 2026
Mijëra ushtarë amerikanë zbarkojnë në Lindjen e Mesme

Mijëra ushtarë amerikanë zbarkojnë në Lindjen e Mesme

March 30, 2026
I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: U dërgua 3 herë në spital, nuk u zbatuan rekomandimet e mjekëve

I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: U dërgua 3 herë në spital, nuk u zbatuan rekomandimet e mjekëve

March 30, 2026
Realiteti përtej përjashtimeve: Pse ndodhin sherret në PD?

Realiteti përtej përjashtimeve: Pse ndodhin sherret në PD?

March 30, 2026
Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike, shtohen fondet për studentët dhe pensionistët

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike, shtohen fondet për studentët dhe pensionistët

March 30, 2026
Zelensky akuza Rusisë: Po i jep informacione dhe imazhe satelitore Iranit për objektivat e sulmeve

Zelensky akuza Rusisë: Po i jep informacione dhe imazhe satelitore Iranit për objektivat e sulmeve

March 30, 2026
Ministri Gonxhja: Përgatitja e ballakumes shpallet pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale

Ministri Gonxhja: Përgatitja e ballakumes shpallet pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In