Kreu i PD, Lulzim Basha pas takimeve me fermerët në Gosë dhe Lekaj të Rrogozhinës ka konkluduar se asnjë prej tyre nuk u ndihmua gjatë pandemisë.
Basha thotë se asnjë prej fermerëve të zonës nuk i ndihmua financiarisht apo dhe me ushqime.
Sipas tij Rama s’mund të fshehë dështimin dhe sjelljen kriminale.
STATUSI I LULZIM BASHËS:
Sot u takova me fermerë në tregun e Rrogozhinës, në Gosë dhe Lekaj.
Askush prej tyre nuk ka marrë asnjë ndihmë financiare apo ushqimore.Asgjë nuk e fsheh dot më dështimin e Edi Ramës, përgjegjësinë dhe sjelljen kriminale të tij.
Mungesa e subvensioneve, rritja e çmimit të naftës, favorizimi i produkteve të importit e ka çuar në kolaps këtë sektor.
/e.rr