• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Takimi me Metën, nuk lëvizim nga pozicioni ynë i ‘vendeve të rezervuara’

by Aalison Pearse Stevens
12/06/2016 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pas takimit me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, ka deklaruar se PD nuk tërhiqet nga kërkesa e saj për “vendet e rezervuara”. Sipas tij, takimi me Metën nuk ishte një takim sa “për sy e faqe” por ishte një përpjekje në vazhdën e dialogut që ka PD për të gjetur një zgjidhje konsensuale për miratimin e kësaj reforme. Basha ka nënvizuar se PD-ja “mbështet Reformën në Drejtësi, që do të pastrojë sistemin”.

“Parakusht dhe i vetmi kusht i yni është që drejtësia, të mos jetë në dorë vetëm në një pale. Një drejtësi e kapur politikisht nga një palë nuk lufton korrupsionin. Një sistem i tillë është shumë më i keq. Ndaj ne duam të shmangim kapjen politike të drejtësis. Moskapja politike e sistemit të drejtësis është qëllimi ynë. Komisioni i Venecias ishte garanti. Ajo ka folur qartë dhe ka dhënë edhe formulën sesi garantohet mospakapja e sistemit të drejtësis. Ne e kemi pranuar këtë zgjidhje. Këtë e ka pranuar dhe OPDAT dhe EURALIUS. Kjo është e vetmja çështje që ndan palët. Jemi gati ta mbyllim këtë kapitull”, ka deklaruar Basha.

Sipas tij, PD-a nuk ka bërë asnjë taktikë për të zvarritur procesin, por ka pranuar një zgjidhje të ofruar nga faktorët ndërkombëtarë, gjë që ia ka shpjeguar edhe kryeparlamentarit. Bash aka nënvizuar se vendimi I PD-së është se nëse kërkohet bashkëbisedim, negocim, ajo është e gatshme dhe ka vullnetin.

“Duhet që produkti të përputhet me opinionin final të Venecias. Venecia është mbi të gjitha faktorët europian dhe global. Ne e kemi pranuar. I vetmi që nuk e pranon është kryeministri. Mbetem konstruktiv dhe negociues për çdo gjë të arësyeshme. Asnjë kompromis nuk ka për kapjen politike të drejtësis. Ta finalizojmë draftin me të vetmen pikë që ka mbetur pa zgjidhur atë të zgjedhjeve të reja të organeve të drejtësis”, deklaroi Basha

Me. Ar

Dështon ndërmjetësimi i Metës, Basha këmbëngul për “vendet e rezervuara”

Ka dështuar duket edhe ndërmjetësimi i Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, për të bindur, Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, për të votuar në mënyrë konsensuale draftin e reformës në Drejtësi. Pas 120 minutash, palët duket se nuk kanë arritur një akord të përbashkët, lidhur me arritjen e konsensusit. Ajo që mund të thuhet në përfundim të këtij takimi mund të vlerësohet se Meta arriti vetëm 50% të objektivave që kishte nënvizuar në ftesën dërguar Bashës, atë të procedurave parlamentare që do t’i nënshtrohet drafti i Reformës, kurse pjesa tjetër që kishte të bënte me “ecurinë dhe përmbajtjen e procesit të Reformës”, i cili ishte një tjetër objektiv i Metës në këtë takim, ka mbetur në vendnumëro. Thënë thjeshtë ka “konsensus” për procedurat parlamentare, të cilave do t’u nënshtrohet miratimi i kësaj reforme, por nuk ka asnjë përparim sa i përket konsensusit për miratimin e saj, pasi Basha këmbëngul te “vendet e rezervuara”.

“Tapeti” Parlamentit?

Palët duket se nuk kanë arritur një akord për konsensus sa i përket draftit, duke ja lënë “tapetit” të Parlamentit, zgjidhjen e fjalëkryqit për miratimin apo jo të Reformës në Drejtësi. Drafti tashmë ka marrë rrugën drejt Kuvendit, dhe natyrisht nuk mund të pengohet kjo. Ajo që është përpjekur të bëjë Meta është të paktën të sigurojë transperencë sa i përket procedurave parlamentare pa hyrë, siç nënvizoi ai pas takimit,  “në përmbajtjen e draftit”.

“Në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit zhvillova takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha. I shpreha ndjesë për gabimin teknik lidhur me futjen në kalendar të miratimit të Reformës në Kuvend. I shpreha z. Basha të gjithë angazhimin tim për ndjekjen e procedurave parlamentare në mënyrë ligjore, për miratimin e reformës, si një proces shumë të rëndësishëm. Kam kërkuar mirëkuptim për procedurat parlamentare për miratimin e refomës në mënyrë të padiskutueshme. Z. Basha shprehu shqetësim për formulën e zgjedhjeve të institucioneve të reja”, ka theksuar Meta.

Basha refuzoi të takohej sërish me Ramën

Sipas tij, qendra e gravitetit të konsensusit mbetet ende e vështirë, ndaj duhen marrë në vlerësim çka ka rekomanduar  Komisioni i Venecias, që të ecet drejt konsuensusit. Meta bëri të ditur se ka gjetur disponimin pozitiv nga Basha që në momentin që të gjendet një marrëveshje mes palëve, ata janë të hapur të ecet me shpejtësi për procedurat parlamentare.

“Nuk mund të them sa dhe si qëndrojnë pretendimet e PD-së. S’kam qenë pjesë e komisionit. Kam komunikuar me Ramën përpara këtij takimi. Madje unë kam dashur që tryeza të ishte dhe me Ramën, Bashën. Por ishte Basha që preferoi që takimi të ishte vetëm me mua pasi, sipas tij, çështjet që  kishte i kishte konsumuar më parë në takimin me Ramën”, u shpreh Meta. Për momentin palët vijojnë të qëndrojnë në të njëjtën “llogore” sa i përket miratimit të Reformës. PD qartazi dhe sot ka dhënë sinjalin që nuk heq dorë nga “vendet e rezervuara”, duke dhënë mesazhin se vota e saj do të jetë kundër Reformës në Drejtësi pa këto vende.

(javanews.al) Me. Ar

f3

f2f1

Takimi

Takimi ka nisur rreth orës 11:10,  pas vonesës prej 7 minutash të kryetarit Basha dhe ka zgjatur plot 2 orë. Ndërkohë që ende nuk dihet asnjë detaj nga takimi që po mban pezull mediat dhe jo vetëm në konfirmimin ose jo të arritjes së një marrëveshje mes palëve për Reformën më të madhe në vend atë të Drejtësisë.

Takimi erdhi në ditën që shënon edhe ditëlindjen e demokratit Basha,  të cilit kryeparlamentari i ka dhuruar si simbolikë edhe të moshës së tij një buqetë me 42 trëndafila ngjyrë blu.

Qëllimi që bashkoi demokratin dhe keun e LSI-së është reforma në Drejtësi dhe ngërçi pas mos dakordësisë mes Bashës dhe kryeministrit Rama.

Në takimin kreu i LSI u shoqërua nga shefi i kabinetit të tij  Sokol Dervishi ndërkohë qe Basha nga deputeti Oerd Bylykbashi. Pas takimit kreu i Kuvendit Meta do te ketë një prononcim për mediat nga kryesia e Kuvendit ndërsa Basha në selinë blu.

 

Next Post

Dhunë në familje, arrestohet 53-vjeçari i shpallur në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

“O idiotë të Hagës, UÇK-ja ishte ushtri, jo OJQ për të drejtat e njeriut!”

February 10, 2026

Antikorrupsioni i një opozite me Berishën në krye, Ahmetajn aleat dhe deputetë të flakurit nga drejtësia

February 10, 2026
Komisioni antikorrupsion, ambasada e SHBA: Të mbrohet pavarësia e institucioneve

Mesazhi i ambasadës së SHBA në Tiranë: Viza juaj mund të anulohet nëse arrestoheni për këto vepra penale

February 10, 2026
Banorët përplasen në dyert e Këshillit Bashkiak në Durrës, protestën e shuan Policia

Banorët përplasen në dyert e Këshillit Bashkiak në Durrës, protestën e shuan Policia

February 10, 2026
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla paraqitet në SPAK: Ja akuzat ndaj tij

Kryebashkiaku Memolla do ta vuajë dënimin në burgun e qytetit të tij

February 10, 2026
U fshehën emrat e burrave me pushtet?! DOJ nën presion për 3 mln faqe të dosjes “Epstein”

U fshehën emrat e burrave me pushtet?! DOJ nën presion për 3 mln faqe të dosjes “Epstein”

February 10, 2026
Çfarë do ndodhë me mbetjet në Durrës? Ministri i Mjedisit: Dy rrugët që mund të ndiqen

Çfarë do ndodhë me mbetjet në Durrës? Ministri i Mjedisit: Dy rrugët që mund të ndiqen

February 10, 2026
Kushtetuta nuk lejon pezullimin e qeverisjes

Kushtetuta nuk lejon pezullimin e qeverisjes

February 10, 2026
Sportisti ukrainas tregon ‘çmimin’ e luftës përmes helmetës, Komiteti Olimpik ia ndalon!

Sportisti ukrainas tregon ‘çmimin’ e luftës përmes helmetës, Komiteti Olimpik ia ndalon!

February 10, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

“SPAK nuk solli tërmet elektoral”, Zaloshnja: Shumica mendon se Berisha ka ndikim me sulmet ndaj drejtësisë

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In