• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha takime në Pogradec: Të shkatërrojmë shtetin e kusarëve brenda shtetit

by Aalison Pearse Stevens
21/05/2016 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin e bashkëbisedimit me banorë të Pogradecit. Sipas kreut të PD, ndonëse një nga qytetet më të bukura turistike, Pogradeci ashtu si i gjithë vendi vuan pasojat e keqqeverisjes e së fundmi edhe të diskriminimit.

PD deklaron se papunësia e madhe, rënia e fuqisë blerëse, varfëria, mashtrimi që mazhoranca u bëri për t’iu marrë votat tre vite më parë dhe shkatërrimi i pronave me leje, pa dhënë asnjë dëmshpërblim ishin disa nga shqetësimet që banorët e Pogradecit i shprehën zotit Basha.

Tregtar: Unë jam një biznes i shkatërruar. Që më datën 6 janar të vitit 2015 akoma nuk më është dhënë vendimi i prishjes së objektit, vazhdoj me gjyqet. Nga një biznes që kisha 10 punëtorë unë sot jam i mbaruar, dal e lypi bukë.

Basha: Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë që duhet t’i merrje ti. Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë që duhet të shkojnë për ilaçet nëpër spitale, pajisjet nëpër spitale. Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë e pensioneve e të ndihmës ekonomike. Ka një shtet brenda shtetit dhe ky është Koço Kokëdhima, është Klement Balilaj, është Emiliano Shullazi, është Saimir Tahiri, është Edi Rama, është Arben Ahmetaj. Ka një shtet brenda shtetit, po nuk shkatërruam këtë shtet brenda shtetit kjo mynxyrë do të vazhdoj.

Ish-minator: Na ka premtuar se do të na japë statusin e minatorit. Jo status nuk po na jep por edhe po na mashtron me një pension qesharak.

Basha: Po si mund të rritet ekonomia kur gjithë paratë që mblidhen nga taksat shkojnë për luks qeveritar?! 90 milionë euro i kanë bërë orendi për zyra, për zyrat e Shukriut e të shukrive. Paratë do të kthehen në investime dhe jo investime luksi, investime që do të hapin vende pune.

“Gjobat të mëdha nga tatimorët. Vijnë deri në 6 herë në ditë për kontroll, kur s’marrin ryshfet vënë gjoba”, tha një tregtar.

Ndërsa biznesi i vogël është ankuar se heqja e taksës është zëvendësuar me gjoba sa 3-fishi i taksave që paguanin.

Prodhues buke: Të puthin duart gratë e shkreta se duan bukë të ftohta, të ndenjura pa lekë. Kam pesë punëtorë, vetë jam gjashtë, i siguruar me taksa me tatime. Po erdh Hetimi Tatimor do qëndroj këtu, ose do të bëhesh gati të paguash, ose ka gjobë 500 mijë. Ky është shteti i gjobave, gjobëvënës.

Në dyqanin e mishit
Basha: Sa kile mish shet në ditë?
Kasap: Po 5, 6 kile.
Basha: Sa ke shitur vjet?
Kasap: Po gati 30, 40 kile.
Basha: 5 herë më pak se vjet.
Kasap: Po s’kanë lekë njerëzit.

Basha: Nxori njerëzit papunë, riktheu bandat jo vetëm në Shqipëri por edhe në qeveri. Morën 180 milionë euro oligarkët dhe bandat. 2.2 miliardë në dy vjet janë zhdukur nga financat e shtetit. Këto janë paratë që iu mungojnë kasapëve.

Tregtar: Vetëm në një ditë gjashtë herë vijnë të tatimeve.
Basha: Po çfarë duan që vijnë gjashtë herë këtu?
Tregtar: Thjesht ka hequr taksën e biznesit të vogël dhe atë do ta zëvendësojnë me gjobë.

Tregtar: Pse erdhi nusja e më solli një çikë bukë mua këtu, 500 mijë lekë direkt gjobë, pa një vendim.

Basha: Taksat do t’i ulim, gjobat abuzive do t’i anulojmë.
Tregtar: Taksat i paguajmë por gjobat na mbytën.
Basha: Absolutisht, taksat i merr banda dhe banda ble 60 mijë euro syze, bën saraje 5 milionë euro.
Tregtare: S’kemi bërë sefte akoma, s’ka leka.

Pronar mobilierie: Nga janari deri tani muaji i parë që ja po themi që ingranohemi si duhet.

Basha: Sa punonjës ke?
Pronar mobilierie: Unë kam shtatë. Kam pasur shumë po mundësia s’është më.
Basha: Sa ke pasur?
Pronar mobilierie: Deri në 15.
Tregtar: S’ka punë nuk ecën asgjë, as xhiro. Prandaj shikoni tani të hapni punë.

“Rritja e çmimit të energjisë, ulja e pagesës së ndihmës ekonomike dhe lënia pa asnjë kujdes social e më të pamundurve ndihet në shumë familje në Pogradec”, thotë PD. Dy prej tyre u vizituan nga zoti Basha. “Shtatë anëtarë të një familje detyroheshin të jetonin në një dhome, nuk kishin të ardhura dhe s’paguanin dot faturën e energjisë elektrike. Kishin investuar në bimët medicinale të cilat për shkak të rënies ekonomikë nuk gjenin dot treg. Në këto kushte shtatë pjesëtarët e familjes ishin në kufijtë e mbijetesës”, deklaron PD.

Familjar: Tani unë nuk kam çfarë them. Në këtë dhomë jetojnë shtatë veta zotëri, pesë fëmijë, burrë e grua.

Basha: Të gjithë këtu jetoni?
Familjar: Po, po.
Basha: Fëmijët këtu flenë?
Familjar: Këtu përdhe po, po.

Familjar: Do ta hap frigoriferin të shohësh çfarë hanë fëmijët. E kam menduar të mbytem në gjol po këta ku ti lë. Skam asnjë mundësi më…….

Kryetari i Partisë Demokratike premtoi dhe ndërtimin e unazës se qytetit. “Projekti është gati dhe kostoja përllogaritet 9 milion euro e barabartë me paratë që merr me koncesionin korruptiv Vilma Nushi në 9 muaj”, tha Basha./a.m.

Next Post

Krasniqi: Prej kur ka ardhur Mustafa kemi dëgjuar “qen”, “gomar”, “kullotje”...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha hodhi mbi Ramën “përgjegjësinë” për kërcënimin ndaj Kalasë, Evi Kokalari publikon meszhin: Këta të PD janë kllouna, jam pa fjalë

Berisha hodhi mbi Ramën “përgjegjësinë” për kërcënimin ndaj Kalasë, Evi Kokalari publikon meszhin: Këta të PD janë kllouna, jam pa fjalë

March 27, 2026
A do përdorë SHBA trupa tokësore në Iran dhe kur pritet të përfundojë lufta? Rubio jep informacionet e rëndësishme

A do përdorë SHBA trupa tokësore në Iran dhe kur pritet të përfundojë lufta? Rubio jep informacionet e rëndësishme

March 27, 2026
Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve në vitin 2025, zbardhen të dhënat

Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve në vitin 2025, zbardhen të dhënat

March 27, 2026
Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

March 27, 2026
Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

Kosovë/ Kryeparlamentarja Haxhiu: Nevojiten diskutime serioze për çështjen e Presidentit

March 27, 2026
Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

Si e ka kthyer kërcënimi rus ushtrinë gjermane në më të rëndësishmen në Europë

March 27, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku ndryshon beteja e Ramës dhe Berishës

March 27, 2026
Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

Rruga e hapjes se Hainanit po bëhet gjithnjë e më e gjerë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In