• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha takime me sipërmarrës dhe fermerë në Vorë: Varfëria është ulur këmbëkryq, ne do të ndërtojmë një qeverisje normale

by Ardit Rada
24/06/2020 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi disa takime me biznese dhe fermerë të bashkisë së Vorës.

“Sot në Vorë u takova me qytetarë, sipërmarrës të vegjël dhe fermerë, që vuajnë ditë për ditë pasojat e krizës ekonomike, problemet e shkaktuara nga tërmeti i nëntorit dhe mbyllja për shkak të COVID-19. Varfëria është ulur këmbëkryq në Vorë, ndërsa bizneset e vogla po falimentojnë nga rënia e fuqisë blerëse dhe taksat e larta”, shkroi Basha në Facebook.

Më tej shtoi:

“Fermerët e Vorës si në gjithë Shqipërinë vuajnë pasojat e çmimeve të rritura te naftës, dritave, plehrave kimike e farërave. Kostoja e punës u rritet vazhdimisht, ndërsa shitja e prodhimeve ka rënë edhe për shkak të pamundësisë së qytetarëve për të blerë këto produkte. Fermerët më thanë se kanë pësuar miliona lekë humbje nga mbyllja për shkak të koronavirusit, pasi produktet e tyre kalben për mungesë tregu. Ndërkohë që Vora si e gjithë Shqipëria, është zhytur në krizë të thellë, RAMAVIRUSI vazhdon të çojë paratë e taksave të shqiptarëve tek një grusht njerëzish të lidhur me qeveritarët. Vetëm dje, me një firmë, i dhanë 500 mijë euro nga lekët e shqiptarëve klientëve të tyre të inceneratorëve, ndërsa shqiptarët po varfërohen çdo ditë.”

Për ta përmbyllur me:

“Po këto para nuk do t’i gëzojnë. Nga i pari tek i fundit do të përgjigjen para ligjit. Çdo qindarkë e marrë në shkelje të ligjit do t’u kthehet qytetarëve dhe abuzuesit do të shkojnë në burg. Pandëshkueshmëria në këtë vend do të marrë fund. Bashkë me shqiptarët që sot janë më të bashkuar se kurrë kundër së keqes, ne do të ndërtojmë një qeverisje normale. Në planin tonë ne do parashikojmë uljen e taksave për t’u dhënë mundësi bizneseve të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar jetën e tyre e të kenë mundësi të hapin edhe vende pune. Paratë që sot shkojnë për aferat korruptive të koncesioneve dhe PPP, do të shkojnë për të subvencionuar fermerët në bazë të prodhimit të tyre, për të ndërtuar infrastrukturën bujqësore dhe rrugore të fshatrave. Vendi ynë ka resurse të mëdha, njerëz punëtorë e të talentuar. Detyra jonë është t’u japim mundësi të punojnë dhe jetojnë mirë në vendin e tyre.”

Next Post
Shtohen sërish infektimet në Shqipëri, 17 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Zëri i Amerikës ngre alarmin: Koronavirusi në Shqipëri po shfaqet agresiv! Prek dhe moshat e reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In