Vendosja e TVSH për biznesin e vogël ka çuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha në një takim me tregtarët e qytetit të Kavajës. Kryeopozitari u tha tregtarëve se do jetë në krahun e tyre dhe do i mbështesë për heqjen e skemës së TVSH-së për biznesin e vogël.
“Do të jemi në krahun tuaj për heqjen e biznesit të vogël nga skema falimentuese e TVSH-së”.
Ditën e martë biznesi i vogël uli qepenat për rreth 60 minuta për të protestuar kundër skemës së TVSH-së ndaj tyre, që hyri në fuqi më 1 Prill.
Për skemën e TVSH-së ndaj biznesit të vogël, Basha akuzon Qeverinë dhe konkretisht Kryeministrin Edi Rama, duke thënë se mbledhjen e TVSH-së planifikon t’ia japë me koncesion vëllait të tij.
a.ç