• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha takim me bizneset e Njësisë nr.1: Biznesi i vogël shtylla kurrizore e ekonomisë, ja kush është plani jonë

by Ardit Rada
15/06/2020 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot në një takim me bizneset në Njësinë Administrative nr 1 në Tiranë. Basha ka folur me bizneset për shqetësimet që ata kanë, ndërsa theksoi se kriza ekonomike po thellohet çdo ditë.

Përmes një deklarate, Lulzim Basha tha se banorë dhe sipërmarrës të vegjël të kësaj njësie janë të frustruar nga rënia e fuqisë blerëse dhe konsumit.

MESAZHI I BASHËS

Kriza ekonomike po thellohet çdo ditë. Në çdo takim dhe bashkëbisedim në qytete dhe zona rurale mbizotëron një gjendje e rëndë, vështirësi që sa vijnë e shtohen, pamundësi dhe pasiguri për mbijetesë që thellohen përditë.
Banorë dhe sipërmarrës të vegjël në Njësinë Nr.1 në kryeqytet janë të frustruar nga rënia e fuqisë blerëse dhe konsumit, faturat e rritura të energjisë dhe ujit dhe presioni i përditshëm i inspektorëve që sillen si banda dhe jo si punonjës shtetërorë.

Përballë kësaj Shqipërie reale të halleve dhe problemeve që janë shtuar prej dështimit të qeverisë vazhdon propaganda e shplarë dhe presioni i tatimorëve që u zhvat bizneseve dhe qindarkën e fundit. Paratë që duhet të shkonin për të nxitur konsumin, për të ndihmuar sipërmarrësit përfundojnë te 5 oligarkë përmes tenderave e PPP-ve korruptive.
RAMAVIRUSI me paaftësinë dhe arrogancën e tij i ka braktisur qytetarët dhe bizneset, duke i lënë pa mbështetje ekonomike, teksa nuk heziton t’i zhvasë dhe përdorë në mënyrë korruptive taksat e qytetarëve.
Kjo braktisje do të marrë fund. Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë në krah një qeveri që kujdeset për interesin dhe mirëqenien e tyre dhe jo për xhepat e një grushti oligarkësh.
Biznesi i vogël është shtylla kurrizore e ekonomisë ndaj në planin tonë do të ketë një detyrim të vetëm, që do të jetë 0.5 % të xhiros vjetore. Çdo biznes do të ketë pullën tatimore dhe asnjë punonjës shteti qendror apo bashkiak nuk do të lejohet të hyjë në biznes. Ne do ta heqim bandën e tatimorëve dhe inspektorëve nga qafa e biznesit. Ne do t’i rikthejmë qytetarëve paratë e zhvatura duke investuar gjithçka për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme, për të stimuluar punësimin dhe rritur mirëqenien.

/e.rr

Next Post
Maqedoni e Veriut/ Zaev i shtrin dorën opozitës: Nuk duam zgjedhje pa ju, le të bisedojmë për datën

Zgjedhjet më 15 korrik, Zaev arrin marrëveshjen me kreun e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

February 28, 2026
Kosova hap korridoret ajrore me Shqipërinë, shkurtohen fluturimet

Anulohen fluturimet në Tel Aviv dhe Dubai/ TIA: Shkak, konfliktit në Lindjen e Mesme

February 28, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Debat në studio: Prezumimi i pafajësisë

February 28, 2026
Protesta e PD, Rama: Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve

Protesta e PD, Rama: Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve

February 28, 2026
LIVE! Militantët e PD përplasen me policinë, sulmohet me molotov edhe një biznes privat

LIVE! Militantët e PD përplasen me policinë, sulmohet me molotov edhe një biznes privat

February 28, 2026
Sërish konflikt në berberhane! Zbardhet plagosja në Lezhë, autori qëlloi pronarin dhe klientin

Sërish konflikt në berberhane! Zbardhet plagosja në Lezhë, autori qëlloi pronarin dhe klientin

February 28, 2026
Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

February 28, 2026
Gjysmëhëna e Kuqe: 201 të vdekur dhe 747 të plagosur në Iran nga sulmi amerikano-izraelit

Gjysmëhëna e Kuqe: 201 të vdekur dhe 747 të plagosur në Iran nga sulmi amerikano-izraelit

February 28, 2026
LIVE! Protestuesit e PD nisen në drejtim të Drejtorisë së Policisë Hidhen molotovë gjatë rrugës

LIVE! Protestuesit e PD nisen në drejtim të Drejtorisë së Policisë Hidhen molotovë gjatë rrugës

February 28, 2026
BE justifikon sulmin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Përbën kërcënim serioz për sigurinë globale

BE justifikon sulmin ndaj Iranit, Kaja Kallas: Përbën kërcënim serioz për sigurinë globale

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In