Kreu i PD ka ngritur akuza mbrëmjen e së enjtes ndaj kryeprokurores Arta Marku.
Përmes Twitter, ai shprehet se Marku sëbashku me Ramën shkatërruan hetimet për Tahirin.
Reagimi i Lulzim Bashës vjen pas lëvizjeve në organin e akuzës ku disa prokurorë u transferuan në rrethe pasi kishin refuzuar shortin për çështjen ‘Shullazi’.
Ja postimi i kreut të PD:
Siç e kemi paralajmeruar. Sot Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin duke përgatitur mbylljen e dosjes ndaj tij. I njëjti skenar po zbatohet për të lehtësuar Shullazin. Drejtësia ka mbaruar. Krimi po triumfon.
/b.d