Lideri i PD, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj ambasadorëve në vendin tonë. Gjatë debatit në parlament për Teatrin, Basha tha se ambasadorët gënjejnë, pasi “peshqit e mëdhënj” , për të cilët flasin, i kanë në krah dhe dalin me ta në çdo pritje
Basha iu përgjigj ambasadorit, Donald Lu, që pak më parë në një takim ku ishte i pranishëm kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj, kërkoi angazhim më të madh për kapjen e peshqve të mëdhenj.
“Mos gënjeni veten tuaj zotëri ambasadorë se shqiptarët nuk gënjehen më. Peshqit e mëdhenj janë në krahët e tuaj në çdo pritje zyrtare dhe në podiumin e qeverisë këtu në Parlament. Edi Rama zgjodhi krimin dhe jo Shqipërinë dhe sot ai nuk del dot më nga vatha e krimit.
Ai nuk është thjesht një politikan ballkanik i korruptuar dhe i inkriminuar, ai është një politikan i kapur dhe kontrolluar tërësisht nga krimi. Shqipëria ka nevojë për ndryshime të mëdha, por ndryshimi i parë është largimi i Edi Ramës dhe regjimit të tij kriminal. Vetëm atëherë Shqipëria do të shohë përpara me optimizëm”
Javanews.al/a.ç










