• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha sot fitoi betejën, Berisha humbi edhe pandëshkueshmërinë

by Carlo Bollino
08/01/2022 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Edhe këtë herë, të parashikohej se cfarë do të ndodhte, nuk ishte e vështirë. Pasi parashikuam se braktisja e Kuvendit dhe bojkoti i zgjedhjeve vendore ishin gabime fatale për Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike, ishte po ashtu e lehtë të parashikonim se pengimin e Sali Berishës dhe turmën e militantëve të tij të pushtonin me forcë selinë e PD-së, do ta kryente Policia e Shtetit.

E shkruajtëm me 19 dhjetor dhe e përsërisim: Eshtë detyrim kushtetues i policisë që të ndërhyjë kur kërcënohet rendi publik ose një pronë, publike apo private qoftë. Vetëm në botën virtuale ku Sali Berisha vazhdon të jetojë, policia është pronë e Edi Ramës dhe selia e PD-së është pronë e familjes së tij. Sot ndërhyrja e forcave speciale, e kërkuar nga disa deputetë të PD-së, i dha fund 90 minutave të një dhune urbane përmes të cilës një grup i vogel militantësh berishianë u përpoq të sulmojë selinë e PD-së brenda së cilës Lulzim Basha ndodhej me stafin e tij.

Berisha, si zakonisht, gënjeu edhe përballë qartësisë, dhe ndërsa pamjet e televizioneve tregonin militantët e tij duke thyer dyer e dritare e duke shkulur me varretë që përdorin hajdutët, dyert e blinduara të vendosura nga Basha, duke sulmuar kështjellën e PD-së me shkallë si në një skenë otomane, doktori plak këmbëngulte të thonte se ishte një protestë paqësore. Eshtë vizioni i zakonshëm relativ i Berishës që vjedh, por akuzon të tjerët se janë hajdutë.

Ndoshta i këshilluar nga ekspertë ndërkombëtarë (apo thjeshtë tashmë i liruar nga influenca djallëzore e Berishës) këtë herë Lulzim Basha përdori një strategji perfekte. Lejoi që krahu i armatosur i berishianëve të tregonte natyrën e vërtetë dhe vetëm pas 90 minutave sulm, kërkoi ndërhyrjen e policisë, kusht i domosdoshëm për të lejuar veprimin e forcave speciale.

Eshtë e kotë të themi se edhe nga beteja e 8 janarit Sali Berisha doli i humbur. Berisha humbi pasi, ndryshe nga sa premtoi, nuk arriti të pushtojë selinë e PD-së. Humbi sepse sot shënoi një njollë të pashlyeshme në historinë e tij politike, atë të urdhërit të një sulmi tepist ndaj selisë së partisë së tij, duke e transformuar në një skenë krimi. Berisha humbi pasi me veprimin të sotëm i lejoi Lulzim Bashës të stërfitojë edhe provën e forcës fizike, pas asaj politike, jo vetëm duke qëndruar brenda zyrës së tij, por edhe duke marrë mbështetjen e menjëhershme të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian.

Por mbi te gjitha Sali Berisha humbi sepse sot u rrëzua një tabu’: ndërhyrja e policisë, që në pak minuta i dha fund protestës së tij vetëvrasëse, tregon se edhe imunitet dhe pandëshkushmëri i tij mbaruan. Tani askush nuk mund të habitet nëse pas forcave speciale që ndërhynë për ta dëbuar nga PD, do të jetë SPAK që më në fund do të merret me Sali Berishën dhe familjen e tij për krimet e kryera.

Next Post
VIDEO që e penalizon Berishën: Udhëzon turmën të nisë sulmin ndaj selisë së PD

VIDEO që e penalizon Berishën: Udhëzon turmën të nisë sulmin ndaj selisë së PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

Sherri në Sarandë, ndalohen 4 të rinj! Në kërkim 19-vjeçari dhe i mituri që qëlluan me armë në ajër

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In