• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha si mashë e Kremlinit kundër BE-së dhe Shqipërisë

by Flogert Muça
07/03/2018 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/

Investigimi i revistës prestigjoze amerikane “MotherJones” ku zbulonte se si Rusia kishte qenë financuese e  675 mije dollarëve për Bashën që të destabilizojë Shqipërinë ka kthyer edhe njëherë sytë nga skandali i lobimit me para të pista duke nxjerrë zbuluar edhe strategjinë anti-SHBA/BE të PD-së.

Artikulli i revistës amerikane ishte i gjatë dhe i detajuar, ku shpjegohej e gjithë skema e përdorur nga PD dhe Rusia për të destabilizuar vendin. (Investigimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU).

Në mediat shqiptare nuk është hera e parë që shkruhet për një lidhje të ngushtë Basha-Rusi. Kjo u faktua edhe në kohën kur PD-ja ishte ngujuar në çadër dhe ndërsa sulmonte SHBA/BE, Basha zhvillonte takime të ngrohta me ambasadorin rus në Tiranë.

Mirëpo, asnjëherë nuk ishte bërë një investigim aq i thellë sa ai i prestigjozes “MotherJones”,  e cila sot në mënyrë qesharake është sulmuar nga PD-ja dhe ambasada ruse në Tiranë se është një revistë e dorës së dytë dhe e blerë. A e di PD dhe ambasada ruse se Revista “Mother Jones” doli për herë të parë në shkurt të 1976-s si një revistë progresive me fokus te informacionet, komentet, investigimet dhe reportazhet politike, ekonomike, për të drejtat e njeriut dhe kulturës. Për artikujt dhe investigimet është fituese e shumë çmimeve në SHBA.?

Pra, edhe pse kjo revistë ka fituar çmime në SHBA për investigimet e kryera prej saj, PD dhe ambasada ruse në Tiranë të tronditura e sulmojnë bashkërisht. Duke treguar edhe njëherë se në fakt PD dhe Rusia janë krah njëra tjetrës e që investigimi është aq i vërtetë sa i nevrikos jo pak palët e përfshira.

Por, çfarë fshihet pas këtij lobimi dhe investimi rus në PD? Cilët janë faktet e tjera që vërtetojnë  se lidhja PD-Rusi është e fortë dhe se Basha po përdoret si mashë nga Kremlini?

E gjitha në fakt është në dritë të diellit. Lulzim Basha që para zgjedhjeve, ose më saktë që në nisje të reformës në drejtësi e cila u mbështet fort dhe u sponsorizua nga SHBA-BE, ka nisur sulmet ndaj perëndimit. Sulme të cilat janë intensifikuar (sidomos ndaj BE-së) çdo ditë e më shumë. E gjitha ndodh në një moment delikat për BE-në të cilin Rusia po e shfrytëzon maksimalisht për të shtrirë influencën e saj.

E ndërkohë që nga njëra anë kemi një kryeministër që është bërë njësh me SHBA e BE-në, Rusia ka gjetur Lulzim Bashën (i cili në CV e ka të shkruar mirë se çfarë di të bëjë për vendin e tij), që ta përdorë kundër BE-së e rrjedhimisht, kundër Shqipërisë. Sulmet e Bashës ndaj BE-së kur ishte në Tiranë dhe sulmet ndaj Shqipërisë kur ishte në Bruksel, janë dëshmi e qartë e një përdorimi të shfrenuar nga Rusia.

Lulzim Basha është lideri i dytë pas Gruevskit të Maqedonisë që përdoret për të penetruar Rusia me thellë në Ballkan në një kohë kur i gjithë rajoni po sheh dritë jeshile nga BE-ja.

Siç duket nga sjellja e Bashës kundër BE-së dhe kundër Shqipërisë, Kremlini ka gjetur një të dëshpëruar i cili në kushtet kur shihte që drejtësia po reformohej dhe zgjedhjet si fitonte dot, iu dorëzua “ariut të madh rus” me shpresën e një destabilizimi që mund të sillte pushtet.

Kaq e thjeshtë dhe kaq e kulluar është kjo lidhje Basha-Kremlin, sa mjafton të shohësh si sillet Rusia ndaj BE-së dhe ta krahasosh me deklaratat e PD-së kundër BE-së dhe të duket sikur i ka shkruar e njëjta dorë.

Basha i ka shpresat te Rusia, ndërsa kjo e fundit e përdor atë si mashë për orekset e veta gjeo-politike!

Next Post
Londër, princi i kurorës në Arabinë Saudite pritet me prostesta

Londër, princi i kurorës në Arabinë Saudite pritet me prostesta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

March 24, 2026
Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In