• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Shqiptarëve në Luginën e Preshevës po u bëhet spastrim etnik, Rama hesht! ‘Ballkani i hapur’, hipokrizi

by Java News
29/07/2021 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas takimit me kreun e Komunës së Bujanovcit Nagip Arifi në selinë e PD, kryedemokrati Lulzim Basha, ka ngritur shqetësimin se shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me spastrim etnik nga Serbia. Një thirrje direkte Basha ka pasur për SHBA dhe BE që të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndalur këtë spastrim.

“Në këtë korrik të nxehtë të nxehta mbeten problemet e mëdha të mbartura prej vitesh për shqiptarët e luginës së presheves ku do të vlerësoja spastrimin që po i bëhet komunës së preshevës. OSBE SHBA të bëjë gjithçka për të ndalur këtë spastrim etnik që po ndodh prej vitesh. Në preshevë nuk as dhe një mjek shqiptar, diskriminimi vazhdon. Vazhdon diskriminimi me mosnjohjen e diplomave për ata që kanë studiuar në universitetin e prishtinës. Qytetarët e luginës së preshevës përballen me sfida të mëdha”, tha Basha.

Teksa theksoi se Tirana po e kalon në heshtje këtë situatë, Basha ka thumbuar edhe takimin e kryeministrit Edi Rama me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

“E gjithë zona e luginës së Presheves ka vetëm një institucion shëndetësor. Nuk ka një mjek të vetëm shqiptar. Përkundër kësaj situate dhe sfidave të qytetarë ka heshtje dhe mosveprim nga qeveria e Tiranës. Disa fish më shumë para janë shpenzuar për ngjarje vanitoze. Kjo është në kundërshtim flagrant me vizionin dhe vlerat tona. PD dhe unë do bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund kësaj neglizhence dhe për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme politike shqiptarëve dhe Luginës së Preshevës. Unë shpreh mirënjohjen time zotit Arifi dhe drejtuesve të tjerë lokal në Luginën e Preshevës. Nuk e di sa kohë i ka kushtuar Edi Rama këtij problemi kur flet me mikun e tij Vuçiç, por në qoftë se i ka kushtuar pak kohë e ka mbajtur të fshehtë mjaft mirë”, deklaroi Basha.

Edhe Arifi ngriti shqetësimin e spastrimit etnik duke thënë se gjatë këtij takimi ka folur për sfidat me të cilat po përballen qytetarët e Bujanovcit, ndërsa kërkoi dhe ndihmën e shtetite shqiptar.

“Patëm një takim me Bashën paradite kam pasur takim me Metën dhe me ministrin majko dhe tani me Bashën. E njoftova me problemet dhe sfidat që kanë shqiptarët e luginës së preshevës kryesisht në Bujanovc, se si është duke vepruar serbia ndaj luginës së preshevës si është duke përdorur metodën e spastrimit etnik. Kërkuam ndihmën e shtetit të shqipërisë. Besoj se shqiptarët një ditë do të jetojnë të bashkuar në Evropëm e bashkuar”, tha Arifi.

Teksa foli për forumin ekonomik “Ballkani i Hapur” që u zhvillua sot në Shkup, Basha tha se duhet të marrë fund çdolloj hipokrizie pasi sipas tij në këto takime po prodhojnë vetëm fotografi nga dëshira për protagonizëm.

“Në atë takim nuk e di se çfarë po bëjnë dhe po prodhojnë përveç fotografive. Pozicioni është ai që ka qenë. Duhet ti japim fund hipokrizisë, lehtësimi i lëvizjes së lirë është një përparësi një synim dhe kërkesë e të gjitha proceseve ku janë të përfshira vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kanë dëshirë për protagonizëm dalin e bëjnë fotografi në këto ditë vere të nxehta, po kthehet në alibi  dhe ngecje në vend të objektivave që duhet të ketë secili nga shtetet në rajon, duke filluar me njohjen e ndërsjellë të republikës së Shqipërisë dhe të kosovës. PD e mbështet dialogun mes dy vendeve”, tha Basha./m.j

Next Post
Policia gjobit 7 pronarë në Shkodër, nën hetim 4 prej tyre, arsyeja

Policia gjobit 7 pronarë në Shkodër, nën hetim 4 prej tyre, arsyeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

April 6, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

April 6, 2026
Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

April 6, 2026
Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Irani dritë jeshile për disa anije franceze e turke për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 6, 2026
“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

“Janë mashtrime”, policia njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Mos i klikoni këto linqe, mund të humbni të dhënat bankare

April 6, 2026
Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

Pas nisjes dobët, turizmi po e merr veten në këtë fillim të prillit

April 6, 2026
“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

April 6, 2026
U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

April 6, 2026
Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

April 6, 2026
Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In