Këshilli komunal i Mitrovicës shpalli qytetar nder kreun e PD-së, njëherësh kryebashkiak të Tiranës Lulzim Basha.
Titulli motivohet me kontributin e zotit Basha për shpalljen e pavarësisë, ndërtimin e rrugës së Kombit e deri tek ndihma financiare që ai i dha Mitrovicës për riparimin e shtëpive të dëmtuara nga lufta dhe rikthimin e të shpërngulurve.
Titulli i qytetarit të nderit iu dorëzua në një ceremoni solemne nga kryetari i Bashkisë së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Kryebashkiaku Basha e konsideroi këtë titull nder e vlerësim për të, duke theksuar se e sheh njëherësh si përgjegjësi për çfarë do të bëj në të ardhmen./ATA/