Një ditë pas dorëzimit të mandatit të deputetit dhe protestës së opozitës kundër qeverisë Rama, kryedemokrati Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.
Takimi është njoftuar nga vetë PPE përmes një postimi në twitter ku edhe ka shpërndarë foto të bisedës me kryedemokratin Basha.
“Kishim të ftuar special, Lulzim Bashën, i cili na raportoi për situatën shqetësuese në Shqipëri, protestat kundër qeverisë socialiste, korrupsioni, trafikimit të drogës dhe zhvillimeve jodemokratike” – thuhet në postim.
Ndërkohë, i pari që e ka pritur Bashën ka qenë Fatmir Mediu, i cili ndodhet në Vjenë prej disa ditësh. Vizita e Mediut atje është bërë shkak që ky i fundit të mos e dorëzojë ende mandatin e deputetit.
/a.rada