Duket se bllokimi i foltores në Kuvend dhe fjala e tij për më shumë se një orë në Facebook, nuk i ka mjaftuar Lulzim Bashës.
Pas mbylljes së seancës, kreu i PD ka mbërritur në selinë e partisë së tij dhe ka vijuar deklaratat dhe akuzat politike.
Duke folur për mediat dhe Facebook-un, Basha tha se prokuroria nuk e mori në pyetje Agron Xhafajn, por u mor me Albert Veliun.
Sipas tij, të gjitha veprimet e Prokurorisë janë bërë në favor të Edi Ramës. /javanews/b.d