Dy ditë pas përplasjes së armatosur midis dy grupe të rinjsh në Kavajë, që i mori jetën 1 qytetari të pafajshëm dhe 48 orë para protestës së të hënës kundër Edi Rama, kreu i PD Lulzim Basha është ndalur në qytetin e Kavajës.
Basha ka shkuar pasdite në Kavajë, për t’u takuar me drejtuesit e degës së Partisë Demokratike atje, në funksion të organizimit sa më të mirë për pjesëmarrje sa më të madhe në 8 Korrik.
Kreu i opozitës, ka kryer takimin informal me drejtuesit e degës, ndërsa shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe kryetari i Bashkisë së Kavajës (ende në fuqi), Isa Sakja.
Basha tha se beteja e opozitës për zgjedhje te lira e të ndershme nuk ka për të njohur kthim pas derisa kjo betejë të fitohet.
Lideri i opozitës shprehu mirënjohjen për këdo që i është bashkuar kësaj beteje dhe tha se është shumë e rëndësishme që protestës së 8 korrikut t’i bashkohen sa më shumë shqiptarë “nga ata që refuzuan Edi Ramën”./l.m