• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha shkel dekriminalizimin, kandidon 13 persona me të shkuar kriminale. (Tentative vrasje, mashtrim, evazion e shpërdorim detyre)

by Java News
31/05/2017 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dorëzimi i listave dhe i formularëve të dekriminalizimit për të gjithë deputetët e Partisë Demokratike ka nxjerrë disa të vërteta të frikshme.

Të paktën 13 prej kandidatëve kanë një të shkuar kriminale, të konfirmuar nga ata vetë, sipas formularëve që kanë paraqitur. Berisha dhe Basha ende nuk e kanë dorëzuar këtë formular, duke rrezikuar të s’kualifikohen nga gara, ndërsa janë disa rastet e njohura të personave që kanë mashtruar me formularët, duke shkruajtur veprat penale për të cilat janë gjykuar ose dënuar në të shkuarën, çka rrezikon s’kualifikimin e tyre të përjetshëm nga mbajtja e funksioneve publike në të ardhmen.

Një investigim i Lexo.al ka hedhur dritë mbi të gjithë deputetët e Partisë Demokratike, të cilët kanë pasur probleme me ligjin në të shkuarën, duke radhëtur emrat problematikë një për një.

Plagosje në bashkëpunim – Ermal Sefa, kandidat i PD-së për rrethin e Fierit deklaron se është dënuar për plagosje në bashkëpunim. Ka përfituar nga amnistia duke mos kryer asnjë ditë burgim.

Mashtrim financiar – Një kandidat tjetër ka mashtruar disa qytetarë, duke nxjerrë përfitime të paligjshme financiare prej tyre. Pavarësisht akuzës së rëndë, edhe ai është amnistuar.

Shpërdorim detyre – Ka edhe kështu, personat që kanë vjedhur shtetin dhe janë dënuar për shpërdorim detyre, vlerësohen nga PD si figura që meritojnë t’u vendoset emri në listë. I tillë është rasti i Myslym Murrizit, kandidat në Fier. Gjithashtu, Myrrizi ka edhe dy dënime të tjera me kusht, por nuk i bën të ditura, raporton Lexo.al.

Falsifikim parash – I njohur në Vlorë si skafist gjatë viteve 1990, Dashamir Tahiri është gjykuar në Itali për një tjetër akuzë, atë të falsifikimit të parave dhe të akteve zyrtare. Gjykata e Ravenës e dënoi në vitin 2009 me 9 muaj burg dhe një gjobë prej 300 eurosh.

Evazion fiskal – Ky është rasti i Shkëlqim Krasiqit, i ndjekur për evazion fiskal, por në formularin e tij refuzon të japë detaje të tjera.

Mashtrim elektoral – Ka edhe kështu, Artur Roshi, kandidat në Tiranë është ndjekur nga Prokuroria në të shkuarën pasi në funksionin e një drejtori vendor të PD-së, vendosi në listë një kandidat pa aprovimin e këtij të fundit. Këtë e deklaron vetë Roshi në formularin e tij të dekriminalizimit.

Aksident (nuk thuhet pasoja) – Aksident me pasojë vdekje ose plagosje, këtë Ardit Cylybyli, kandidat nuk e thotë në formular. Ai bën të ditur vetëm se ka qenë i arrestuar për 20 ditë për këtë akuzë. Për shkelje të rregullave të qarkullimit është dënuar edhe kandidati Luigj Gjergji, shkruan lexo.al.

Kundërshtim të punonjësit të policisë dhe shpifje – Rasti i Edi Palokës, i dënuar dy herë me vendim të formës së prerë për shpifje, për organizim të manifestimeve të paligjshme dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.

Ata që nuk e mbajnë mend – Alban Zeneli shkruan që është dënuar, por nuk thotë as akuzën, as vitin dhe asnjë detaj tjetër. Indrit Hoxha gjithashtu ka pasur një problem me ligjin dhe pranon se është dënuar me detyrim paraqitje, por nuk specifikon se cilën akuzë.

Florion Mima thotë që është dënuar, por meqë shkalla e fundit e gjykimit e ka nxjerrë të pafajshëm refuzon ta deklarojë (edhe pse formulari kërkon të shkruhen edhe rastet kur një deputet është vendosur nën hetim).

Flamur Nokës, në formularin e parë i rezultoi një dëbim nga Jugosllavia në vitin 1991, por tashmë del i pasur.

Ata që nuk deklaruan krimet – Janë shumë deputetët e PD-së që kanë lënë të pastër formularin e dekriminalizimit, pavarësisht se kanë pasur probleme me ligjin në të shkuarën. Rastet e dy ish-kryekomunarëve të vendosur nën hetim, ai i Farkës dhe Kasharit, Fatbardh Plaku dhe Besnik Aliaj nuk janë të vetmit.

Vetëm disa ditë më parë, mediat denoncuan plot 29 emra, të cilët kanë pasur në të shkuarën probleme me drejtësinë. Vetëm disa ditë më parë, mediat denoncuan plot 29 emra, të cilët kanë pasur në të shkuarën probleme me drejtësinë.
/Lexo.al

Shënim: Këto janë vetëm dy ndër modelet e sipërpërmendura, të tjerët janë të gjitha në faqen zyrtare të KQZ.

Next Post
Shqipëria përfitoi 260 mln euro në 3 vite nga fondet e BE-së. Ja sa do përfitojë gjatë 2017-ës

Shqipëria përfitoi 260 mln euro në 3 vite nga fondet e BE-së. Ja sa do përfitojë gjatë 2017-ës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

Monika, sensi i serisë së dytë të telenovelës

February 8, 2026
Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

Reshje dhe probleme në rrugë, mot i paqëndrueshëm. Java nis me shi, por si parashikohen temperaturat

February 8, 2026
447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

447 të burgosur përfitojnë nga amnistia, por për shkak të kritereve do lirohen vetëm 4 të mitur dhe 9 gra

February 8, 2026
Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Mickoski: Provimi i jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut duhet të lejohet edhe në gjuhën shqipe

February 8, 2026
Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

Truke për të tërhequr fëmijët/ Si funksionon grupi fetar i paligjshëm online që rekrutoi mësuesin në Tiranë

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani, Meta reagon nga burgu: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

February 8, 2026
Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

Dënohet me 6 vite burg në Iran fituesja e Nobelit për Paqen në vitin 2023, Narges Mohammadi

February 8, 2026
CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

CNN: Jeffrey Epstein u përpoq disa herë të komunikonte me zyrtarë rusë, ‘për t’u afruar’ te Putin!

February 8, 2026
Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In