Xhelal Mziu, është ndër të vetmit që është shprehur publikisht, se Lulzim Basha fitoi me marrëveshjen e së premtes mbrëma për reformën zgjedhore. Sipas tij, Basha ka shënuar gol, ndërsa PS u zbyth.
Por nuk mendojnë kështu komentuesit në faqen e tij. Një prej tyre i shkruan se i vetmi që fitoi është kunati i Lulzim Bashës me Endri Hasën, që do të marrin tenderin e biometrikës. “Ne demokratët hëngrëm ka*in”, shkruan komentuesi, të cilin më pas Mziu e ka fshirë nga faqja e vet.
“U përpoq të bënte gol me dorë, por më duket se e hëngri sa krahu. E vetmja gjë që fitoi është tenderi i biometrikës, që e merr Erjon Isufi dhe Endri Hasa. Ne demokratët o Xhelal më duket se morëm ka*in edhe këtë herë”, shkruante komentuesi, poshtë statusit të fitores, së Xhelal Mziut.
/e.rr