• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha! S’futesh dot në histori duke ndryshuar 2008, por duke fituar

by Ben Andoni
01/09/2021 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në fjalën e tij të gjatë në Këshillin Kombëtar, kryetari i rishtas-zgjedhur i PD-së, Lulzim Basha u mundua të prekë shumë gjëra për të ardhmen e partisë së tij. E themi e tij sepse tashmë asgjë nuk e pengon më t’i japë të përzgjedhurve të tij krejt formën dhe idetë e veta të rezistencës në opozitë. Për ish-presidentin Nishani, një nga funksionarët e kësaj partie dhe tashmë i shmangur haptas, ky ishte hapi i parë i nënshtrimit dhe futjes kokulur në parlamentin e vendit. Për të tjerët, mëtonjësit e postit të tij, një farsë të cilës i dukej fundi qysh në nisje. Megjithatë, kryetari Basha ka dhënë shenja kthjellimi, që nëse nuk janë në vazhdën e pasojave të Majit të vitit 2017 duhen respektuar. Kështu, në fjalën e mbajtur para Këshillit të ri të PD-së, ai kujtoi paktin e vitit 2008 Berisha-Rama, të cilët ndryshuan sistemin zgjedhor në vend. Asokohe, justifikimi ishte i pranueshëm për publikun: Të zvogëlohej sa më shumë konflikti pa logjikë i dy forcave politike. Ashtu si ndodh, zakonisht kur ndryshimet kushtetuese bëhen vetëm nga politikanët, kjo marrëveshje rezultoi një nga më të hidhurat në vend. Kujtimi i Bashës për 2008 në të vërtetë është i duhuri por nuk e justifikon prishjen e paktit dhe shmangjen e tij deri më tani. Asokohe, ndryshimet u ndërmorën si një nevojë e madhe për ndryshime rrënjësore, në mënyrë të kishte një demokraci funksionale. Sot, e bërë nga politika, thjesht duket një gjysmë-rokadë, ku vendin e Berishës, që me sa duket do të mënjanohet në të ardhmen prej PD-së, duhet “t’i jepet” Bashës. Ky i fundit ka edhe një problem shumë të madh me këto ndryshime dhe kjo lidhet me atë që ndodhi me paktin e tij me Ramën në vitin 2017, e cila i humbi kauzën e protestës PD-së dhe aleatëve të saj por më shumë se kaq nuk u bë asnjëherë e njohur për publikun.

Me pak fjalë, ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 do të ishin aq të mëdha saqë jo thjesht ndryshuan shumë raportet e liderit me pjesën tjetër të anëtarësisë në dy formacionet politike, por ato ndryshuan shumë edhe raportet institucionale, të sanksionuara qysh nga Kushtetuta e vitit 1998. Për fat të keq, ashtu si ndodh në vitet e fundit, ato thjesht për hir të qetësisë morën dhe të gjithë mbështetjen pa sens nga faktori ndërkombëtar i vendit, e vërtetë, vetëm pak vite më vonë do të tregonin se nuk ishin të duhurat.

Viti 2008 i mësoi shqiptarëve se ndryshimet në Kushtetutë nuk mund të kryhen vetëm nga klasa politike dhe sidomos me anë të procedurave formale e të shpejta. Kjo, e para, sepse shumë nga politikanët shqiptarë kanë kulturë të munguar juridike dhe e dyta mungesa e juristëve konstitucionalistë dhe sidomos mungesa e diskutimeve, debatit dhe ekspertizës së nevojshme nuk të çon gjatë, ashtu edhe si ndodhi me krizat e përsëritura pas 2008.

Qysh atëherë, si pasojë, parlamenti ynë është mbushur me figurat groteske shumë syresh me nivele intelektuale shumë më poshtë se mesatarja publike e qytetarit shqiptar.

Duke ardhur në fund, Basha është për t’u vlerësuar për këtë hap, megjithëse dukshëm është një stërkëmbës i lehtë për paraardhësin e tij, Berisha, anipse fillimisht duhet të na tregojë sesa dijë të fitojë realisht. Fillimisht, me procedura të ndershme dhe të drejta në parti dhe pastaj në zgjedhje, të cilat i ka humbur. Është kaq e thjeshtë dhe kaq e dobishme, nëse do të duhej të zhbëhej edhe 2008. (Javanews)

 

Next Post
Sondazhi i Euronews: Ministrat e preferuar që shqiptarët duan t’i shohin sërish në kabinetin ‘Rama 3’

Sondazhi i Euronews: Ministrat e preferuar që shqiptarët duan t'i shohin sërish në kabinetin ‘Rama 3’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

Raporti i FIFA-s për merkaton e janarit: Klubet shqiptare nuk paguajnë për të blerë lojtarë

February 5, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse nuk shkojnë opozitarët në protestat e Sali Berishës?

February 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

February 5, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

February 5, 2026
Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

Berisha thirrje demokratëve: Protestat tona, më të mirëpritura se kurrë! Kemi mbështetje në mbarë botën

February 5, 2026

Një dëshmi skandaloze se si gjykon drejtësia e re në Shqipëri

February 5, 2026
Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

Serbia vazhdon hakmarrjen, arreston ish-ushtarin e UÇK-së. Avokati: Problem serioz i sigurisë për qytetarët

February 5, 2026
“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

“Kokainë e mbështjellë me Hugo Boss”/ Arrestohet tuniziani, “ushtar” i shqiptarëve që drejtonin trafikun e drogës

February 5, 2026
“Kërkuan rrëzimin tim”, Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për protestat në Serbi

“Kërkuan rrëzimin tim”, Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kosovën dhe Kroacinë për protestat në Serbi

February 5, 2026
Rikthehen në qarkullim monopatinat?! Ministrja Koçiu përgënjeshtron lajmin: Udhëzimi mbetet në fuqi

Rikthehen në qarkullim monopatinat?! Ministrja Koçiu përgënjeshtron lajmin: Udhëzimi mbetet në fuqi

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In